Ministri izraelit paralajmëron Hezbollahun: Ajo që ka ndodhur në Gaza mund të ndodhë në Bejrut

Azia

Ministri izraelit paralajmëron Hezbollahun: Ajo që ka ndodhur në Gaza mund të ndodhë në Bejrut

Nga: A.SH Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 21:26
Gaza

Benny Gantz, lideri i opozitës izraelite dhe, që nga fillimi i luftës, ministër i qeverisë, është i fundit që ka folur në konferencën për shtyp.

Ai lëshon një paralajmërim për Hezbollahun, i cili ka shkëmbyer zjarr me Izraelin që nga 7 tetori.

“Ajo që po ndodh tani në veri të Gazës mund të ndodhë edhe në Libanin jugor.

"Ajo që ka ndodhur me Gazën mund të ndodhë edhe me Bejrutin," thotë ai.

Për marrëveshjen e pengjeve, ai thotë se ishte "një nga vendimet më të vështira që më është dashur të marr në mbi 40 vjet që i kam shërbyer këtij vendi".

Pala tjetër po na teston dhe po përpiqet të blejë kohë, thotë ai.

Por ai shton: "Ne nuk e shikojmë realitetin nga këndvështrimi i ditëve, ne po shohim përjetësinë e popullit hebre dhe unë jam i vendosur të vazhdoj luftën [pas armëpushimit]".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat