Ushtria izraelite: Shumë tunele në spitalin Al-Shifa në Gaza

Azia

Ushtria izraelite: Shumë tunele në spitalin Al-Shifa në Gaza

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 08:12
Tunel në Rripin e Gazës

Ushtria izraelite publikon video që tregojnë shumë tunele nën spitalin Al-Shifa në Gaza. Hamasi mohon se Shifa është përdorur për qëllime ushtarake

Ushtria e Izraelit (IDF) postoi një video në X, ish-Twitter, me të cilën synon të dëshmojë thëniet e mëparshme se nën Spitalin al-Shifa në Gazën veriore ka një kompleks tunelesh.

Ushtria izraelite e vuri nën kontroll spitalin al-Shifa në Gaza pasi pretendoi se militantët e Hamasit po e përdornin spitalin si qendër komandimi dhe kontrolli.

Videoja e postuar nga IDF-ja nuk është arritur të verifikohet në mënyrë të pavarur. Në video tregohet hyrja e një tuneli që të çon në një dhomë me një aparat ajri të kondicionuar dhe banjo. IDF publikoi edhe një video të dytë, e cila u tha se është nga zona brenda tunelit.

Më parë IDF-ja ka publikuar video ku shiheshin armë që dyshohet se janë sekuestruar brenda spitalit dhe një tunel që kalon nëpër kompleksin spitalor.

Narrativa kontradiktore

Spitalet e Gazës kanë luajtur një rol qendror në narrativat kontradiktore dhe thëniet e kundërthëniet që po shoqërojnë luftën.

Spitalet kanë një status të veçantë mbrotjeje sipas ligjeve ndërkombëtare të luftës. Por ata mund ta humbin këtë status nëse përdoren për qëllime ushtarake.

Hamasi, që konsiderohet si organizatë terroriste nga BE-ja, SHBA-ja dhe të tjerë, si dhe stafi mjekësor i spitalit e mohojnë se al-Shifa është përdorur për qëllime ushtarake./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat