Izraeli arreston drejtorin e spitalit Al-Shifa, thotë Ministria e Shëndetësisë e Gazës

Azia

Izraeli arreston drejtorin e spitalit Al-Shifa, thotë Ministria e Shëndetësisë e Gazës

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 09:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtori i spitalit më të madh të Gazës u arrestua nga forcat izraelite, sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës të drejtuar nga Hamasi.

Mjekë të tjerë u arrestuan gjithashtu së bashku me drejtorin e spitalit Al-Shifa, Mohammed Abu Salmiya, tha të enjten zëdhënësi Ashraf Al-Qidra, raporton CNN.

Abu Salmiya thuhet se u arrestua teksa evakuohej me një autokolonë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tha një mjek i ER brenda Al-Shifa për Jazeera News, duke cituar mjekët që shoqëronin drejtorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat