OBSH kërkon të dhëna nga Kina për shkak të numrit të madh të fëmijëve që vuajnë nga sëmundjet respiratore

Azia

OBSH kërkon të dhëna nga Kina për shkak të numrit të madh të fëmijëve që vuajnë nga sëmundjet respiratore

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 13:21
Foto ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka kërkuar Kinës detaje mbi rritjen e sëmundjeve respiratore dhe numrit të rasteve të raportuara të pneumonisë tek fëmijët.

Kina ka raportuar një rritje të sëmundjeve të ngjashme me gripin që nga mesi i tetorit. Ditët e fundit, mediat lokale në qytete si Xian kanë publikuar video të spitaleve të mbushura me prindër dhe fëmijë që presin për kontrolle mjekësore,

Ndërkohë, OBSH rekomandoi që komunitetet kineze të marrin masa parandaluese, duke përfshirë vaksinimin, bartjen e maskave, mbajtjen e distancës nga njerëzit e sëmurë, qëndrimin në shtëpi kur janë të sëmurë dhe larjen e duarve rregullisht.

Autoritetet kineze thanë se rritja e rasteve të sëmundjeve respiratore, është rezultat i ditëve të ftohta dhe heqjes së kufizimeve që u vendosën gjatë periudhës së coronavirusit.

OBSH thotë se janë regjistruar grupe me pneumoni të padiagnostikuar te fëmijët në veri të Kinës, dhe se nuk është e qartë nëse ato janë të lidhura me rritjen e përgjithshme të infeksioneve respiratore që autoritetet kineze i raportuan më parë.

Zyra e OBSH-së në Kinë njoftoi sot se ishte një kontroll rutinë. Rritja e incidencës së sëmundjeve respiratore, u zbulua për herë të parë në një konferencë shtypi javën e kaluar nga zyrtarë kinezë nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit.

Si Kina ashtu edhe OBSH janë përballur më parë me pyetje në lidhje me transparencën e raportimit për rastet më të hershme të coronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat