Një ditë para arritjes së marrëveshjes për armëpushim, Hamasi kishte nisur një sulm ndaj ushtrisë izraelite – publikohen pamjet

Azia

Një ditë para arritjes së marrëveshjes për armëpushim, Hamasi kishte nisur një sulm ndaj ushtrisë izraelite – publikohen pamjet

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 14:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Grupi militant palestinez Hamas, ka publikuar pamjet e luftimeve që kishin ndodhur një ditë më parë me forcat izraelite në Rripin e Gazës.

Pamjet janë realizuar një ditë para se të hynte në fuqi marrëveshja e armëpushimit të arritur mes Izraelit dhe Hamasit.

Në video shihen militantët e Hamasit duke shkrepur predha mbi mjetet e blinduara izraelite, me të cilët zhvilluan luftime të ashpra në Gazë.

Ishin pjesëtarët e brigadës Izz ad-Din Qassam që në një moment i afrohen tankut për t’i vendosur një mjet shpërthyes.

Militantët e Hamasit përdorën predha Yassin-105 që janë prodhuar brenda Rripit të Gazës.

Izraeli filloi sulmet ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi, ku si pasojë humbën jetën 14.128 palestinezë, përfshirë 5.840 fëmijë dhe 3.920 gra.

Mijëra ndërtesa, përfshirë spitalet, xhamitë dhe kishat, gjithashtu janë dëmtuar nga sulmet ajrore dhe tokësore të forcave izraelite. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat