LIVE: Në ‘zemër’ të aseteve të Hamasit, zbulohen qëllimet e ushtrisë izraelite - ja çka pritet të ndodhë pas armëpushimit

Azia

LIVE: Në ‘zemër’ të aseteve të Hamasit, zbulohen qëllimet e ushtrisë izraelite - ja çka pritet të ndodhë pas armëpushimit

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 06:45 Përditësuar në ora: 21:38 më 24.11.2023
Pamje nga lufta Izrael - Hamas

Presidenti Biden: Në kontakt me udhëheqësit për zbatimin e “çdo aspekti” të marrëveshjes për pengjet

Presidenti amerikan Joe Biden tha se lirimi i pengjeve është vetëm fillimi dhe se deri më tani procesi ka shkuar mirë.

“Jam angazhuar me ekipin tim ndërsa fillojmë me ditët e para të zbatimit të kësaj marrëveshjeje”, deklaroi Presidenti Biden në një fjalim të shkurtër të mbajtur nga Nantucket, të shtetit Masaçusets.

Presidenti Biden tha se duhet të jemi mirënjohës për familjet që tashmë janë ribashkuar me njerëzit e tyre të dashur, në kuadrin e fazës së parë të marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit.

Presidenti Biden tha se pret që në ditët në vazhdim, dhjetëra persona të tjerë që mbahen peng do t’u rikthehen familjeve të tyre. Ai u zotua për dyfishimin e përpjekjeve për të arritur edhe lirimin e tyre.

“Të gjitha këto pengje kanë kaluar një situatë të tmerrshme dhe ky është fillimi i një rrugëtimi drejt shërimit të tyre. Arushët që mirëpresin këta fëmijë në spital, shërbejnë si një kujtesë për traumën që kanë kaluar këta fëmijë në një moshë shumë të re”, tha Presidenti Biden.

Presidenti Biden tha se Hamasi e bëri sulmin terrorist pikërisht sepse i frikësohet bashkëjetesës në paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve.

“Ndërsa i hedhim sytë drejt së ardhmes, duhet t’i japim fund ciklit të dhunës në Lindjen e Mesme. Duhet ta shtojmë vendosmërinë tonë për një zgjidhje me dy shtete, ku izraelitët dhe palestinezët mund të jetojnë një ditë krah për krah, sipas një zgjidhjeje me dy shtete, me nivel të barabartë lirie dhe dinjiteti”, tha Presidenti Biden./VOA

Ushtria izraelite: Shumë tunele do të shkatërrohen pas përfundimit të armëpushimit

Ushtria izraelite tha se “kemi arritur” në zemër të aseteve të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha më 24 nëntor tha se pasi të përfundojë armëpushimi, i paraparë që të zgjasë katër ditë, do të vazhdojnë luftimet aktive.

“Ende kemi synime të shumta dhe shumë tunele për të shkatërruar, përfshirë disa të cilat ne i kemi shkatërruar mëngjesin e sotëm, para se të niste armëpushimi”, tha për gazetarët zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit, Daniel Hagari.

Hamasi besohet se ka një rrjet masiv të tuneleve nëntokësore në Gazë, që i lejon grupit të transportojë armë, furnizime, por edhe lëvizjen e luftëtarëve.

Hagari foli në ditën e parë të armëpushimit, kur u këmbyen pengje izraelite për të burgosur palestinezë.

Armëpushimi do të jetë në fuqi deri të hënën, nëse veç nuk ka lirim të pengjeve të tjera izraelite.

Hagari tha se ushtria izraelite nuk do të lejojë që civilët në Gazë të kthehen në shtëpitë e tyre në pjesën veriore të këtij territori.

Gjatë katër ditëve të armëpushimit, pritet të lirohen 50 pengje të marra nga Hamasi më 7 tetor, gjatë sulmeve në jug të Izraelit.

Izraeli po ashtu do të lirojë 150 palestinezë gjatë katër ditëve, si pjesë e marrëveshjes.

Gjatë sulmeve më 7 tetor në jug të Izraelit, Hamasi vrau më shumë se 1.200 persona dhe mori peng afër 240 të tjerë.

Si pasojë e sulmeve hakmarrëse izraelite, në Rripin e Gazës – të banuar me 2.3 milionë banorë – janë vrarë të paktën 13.000 palestinezë.

Ndërprerja e luftimeve të premten ka ofruar njëfarë lehtësimi për banorët e Gazës, të cilët janë përballur me bombardime të pareshtura izraelite prej javësh, si dhe për familjet në Izrael, të cilat frikohen për fatin e më të dashurve të tyre, të marrë peng gjatë sulmit të 7 tetorit nga Hamasi.

Sipas marrëveshjes, Izraeli do të lirojë tre palestinezë për çdo peng të liruar nga Hamasi. Lirimi i pengjeve nga grupi radikal palestinez do të bëhet në faza gjatë katër ditëve të ardhshme.

Marrëveshja për armëpushim dhe lirim pengjesh e të burgosurish u arrit ditë më parë, pas javësh negociata të tensionuara indirekte, teksa Katari, Shtetet e Bashkuara dhe Egjipti shërbyen si ndërmjetës./REL

Netanyahu: Një nga qëllimet e luftës, rikthimi i të gjithë pengjeve

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu gjatë një fjalimi të transmetuar në mediat izraelite tha se “një nga qëllimet e luftës është lirimi i të gjithë pengjeve” izraelite që janë marrë nga Hamasi më 7 tetor.

“Tani kemi përfunduar kthimin e pengjeve tanë të parë. Fëmijët, nënat e tyre dhe gratë e tjera. Por, unë e bëj të qartë për ju - familjet dhe për ju - qytetarët e Izraelit, ne jemi të përkushtuar për kthimin e të gjithë pengjeve. Ky është një nga qëllimet e luftës dhe ne jemi të përkushtuar për të arritur të gjitha qëllimet e luftës”, tha zoti Netanyahu.

Forcat izraelite po përdorin një armëpushim katër-ditor me grupin militant palestinez Hamas për të përgatitur fazën tjetër të operacionit të tyre në Rripin e Gazës, tha të premten zëdhënësi kryesor ushtarak i Izraelit.

“Gjatë ditëve të armëpushimit, Forca Mbrojtëse e Izraelit (IDF) do të përfundojë përgatitjen dhe gatishmërinë e saj për fazat e ardhshme të luftës”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari në konferencën e përditshme të shtypit

Hamasi kreu një sulm terrorist më 7 tetor duke vrarë 1200 izraelitë dhe duke marrë peng të paktën 240 të tjerë.

Izraeli u përgjigj fillimisht me sulme ajrore dhe më pas me operacion tokësor me qëllimin e shkatërrimit të aftësive ushtarake të Hamasit. Operacionet izraelite, sipas shifrave të pakonfirmuara të Hamasit, morën jetën e 13 mijë palestinezëve.

Izraeli dhe Hamasi kanë ndaluar luftimet nga mëngjesi i të premtes duke nisur kështu një armëpushim të përkohshëm me qëllimin e këmbimit të disa pengjeve izraelite me palestinezë që mbaheshin në burgjet e Izraelit. Armëpushimi ka qëllim që gjithashtu të mundësojë hyrjen e më shumë ndihmave për palestinezët që jetojnë në Rripin e Gazës.

Katari, i cili veproi si ndërmjetës për marrëveshjen e armëpushimit të përkohshëm, tha se 13 izraelitë ishin liruar, disa me shtetësi të dyfishta. Tridhjetë e nëntë gra dhe fëmijë palestinezë u liruan nga burgjet izraelite në këmbim të 13 izraelitëve, tha Katari.

Ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock njoftoi se në mesin e pengjeve të liruar sot janë edhe katër nënshtetas gjerman.

“Jam jashtëzakonisht e lehtësuar që 24 pengje sapo u liruan nga Gaza. Mes tyre janë edhe katër gjermanë, përfshirë një baba i cili pas 49 ditësh ferri, me frikë të pabesueshme, më në fund mund të përqafojë përsëri dy vajzat e tij të vogla dhe gruan e tij”, tha zonja Baerbock ndërsa po merr pjesë në një konferencë partiake të partisë së saj të të Gjelbërve.

Katari gjithashtu njoftoi se 10 tajlandezë dhe një filipinas u liruan si pjesë e një marrëveshje tjetër që me ndihmën e Egjiptit u arrit me Hamasin.

Në anën jugore të Gazës, përmes kufirit me Egjiptin, janë futur njëqind e tridhjetë e shtatë kamionë me mallra, kolona më e madhe humanitare që nga 7 tetori, tha në një deklaratë zyra humanitare e OKB-së (OCHA).

OCHA shtoi se 129,000 litra karburant dhe katër kamionë që transportonin gaz kaluan gjithashtu në Gazë./VOA

Ndalen luftimet para lirimit të pengjeve në Gazë

Një armëpushim i përkohshëm në luftën mes Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në fuqi të premten, duke i hapur rrugën shkëmbimit të dhjetëra pengjeve të mbajtur nga luftëtarët e grupit radikal në Gazë, me palestinezë të burgosur në Izrael, raporton Associated Press.

Ndërprerja e luftimeve premton njëfarë lehtësimi për 2.3 milionë banorët e Gazës, të cilët janë përballur me bombardime të pareshtura izraelite prej javësh, si dhe për familjet në Izrael, të cilat frikohen për fatin e më të dashurve të tyre, të marrë peng gjatë sulmit të 7 tetorit nga Hamasi - i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - i cili nxiti luftën.

Armëpushimi ka nisur në orën 7, sipas kohës lokale (6:00 sipas kohës në Evropë), dhe pritet të zgjasë të paktën katër ditë.

Gjatë armëpushimit, Hamasi është zotuar se do t’i lirojë të paktën 50 prej rreth 240 pengjeve që i ka marrë gjatë sulmit vdekjeprurës të 7 terorit në Izrael.

Në anën tjetër, Izraeli pritet t’i lirojë tre të burgosur palestinezë për çdo peng të liruar nga grupi ekstremist palestinez. Hamasi ka thënë se Izraeli do t'i lirojë 150 të burgosur palestinezë.

Lirimet pritet të ndodhin në faza, gjatë katër ditëve të ardhshme.

Pak pas hyrjes në fuqi të armëpushimit, kamionët me karburante dhe me furnizime të tjera u panë duke hyrë në Gazë nga pika kufitare me Egjiptin, Rafah, teksa marrëveshja lejon një hyrje të shtuar të ndihmave për civilët që po përballen me mungesë të ushqimit, ujit, ilaçeve dhe energjisë elektrike.

Marrëveshja për armëpushim dhe lirim pengjesh e të burgosurish ishte arritur pas javësh negociata të tensionuara indirekte, teksa Katari, SHBA-ja dhe Egjipti shërbyen si ndërmjetës.

Kamionët me ndihma kanë filluar të kalojnë në Gaza

BBC ka raportuar se rreth 200 kamionë në ditë gjatë periudhës së ardhshme katërditore të marrëveshjes për armëpushim do të dërgojnë në Gaza gjëra të tilla si furnizime mjekësore, gjëra bazë si ushqim dhe ujë dhe gjithashtu karburant, që ka qenë një pjesë e rëndësishme e kësaj marrëveshjeje.

Izraeli këmbënguli për shumë ditë që karburanti të mos kalonte në Gaza, sepse ata thanë se tashmë kishte karburant që po grumbullohej nga Hamasi dhe kishin frikë nëse dërgonin më shumë karburant, militantët do ta merrnin dhe do ta përdornin si pjesë të operacioneve të tyre kundër forcave të Izraelit.

Por si pjesë e kësaj marrëveshjeje të negociuar nga Katari do të ketë katër cisterna me karburant në ditë që hyjnë, me garanci se do të dërgohet direkt në vendet që kanë nevojë për to, si spitalet dhe nuk do të lejohet të bjerë në duar të Hamasit.

“Kjo është ajo që ne po shohim tani në vendkalimin Rafah – lëvizja e atyre kamionëve që transportonin ndihma jetike humanitare fillon të lëvizë drejt Gazës”, ka thënë një reportere e BBC-së. 

Nis armëpushimi katërditor në luftën Izrael-Hamas

Një armëpushim i përkohshëm në luftën mes Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në fuqi të premten, duke i hapur rrugën shkëmbimit të dhjetëra pengjeve të mbajtur nga luftëtarët e grupit radikal në Gazë, me palestinezë të burgosur në Izrael, raporton Associated Press.

Ndërprerja e luftimeve ka nisur në orën 7, sipas kohës lokale (6:00 sipas kohës në Evropë), dhe pritet të zgjasë të paktën katër ditë.

Gjatë armëpushimit, Hamasi - i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - është zotuar se do t’i lirojë të paktën 50 prej rreth 240 pengjeve që i ka marrë gjatë sulmit vdekjeprurës të 7 terorit në Izrael.

Në anën tjetër, Izraeli pritet t’i lirojë tre të burgosur palestinezë për çdo peng të liruar nga grupi ekstremist palestinez.

Lirimet pritet të ndodhin në faza, gjatë katër ditëve të ardhshme.

Marrëveshja për armëpushim dhe lirim pengjesh e të burgosurish ishte arritur pas javësh negociata të tensionuara indirekte, teksa Katari, SHBA-ja dhe Egjipti shërbyen si ndërmjetës.

Nëse qëndron, armëpushimi do të shënojë ndërprerjen e parë serioze të luftimeve, që kur Izraeli i shpalli luftë Hamasit, shtatë javë më parë.

Rreth 1.200 njerëz janë vrarë nga sulmuesit e Hamasit në Izrael, më 7 tetor, sipas autoriteteve izraelite.

Izraeli është kundërpërgjigjur me sulme masive ajrore dhe një ofensivë tokësore, duke shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës dhe duke vrarë të paktën 13.000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore në territorin e qeverisur nga Hamasi.

Sirenat që paralajmërojnë për raketa të mundshme që vijnë tingëllojnë në komunitetet izraelite pranë Gazës, thotë ushtria izraelite

Sirenat që paralajmëronin për raketa të mundshme në hyrje u dëgjuan në komunitetet izraelite pranë Gazës rreth 15 minuta pas kohës së pritshme të fillimit të një armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit, thanë të premten Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse kishte ndonjë ndikim apo përgjim.

Një armëpushim katër-ditor midis Izraelit dhe Hamasit do të hyjë në fuqi të premten në orën 7 të mëngjesit me orën lokale (mesnatë ET), pasi Katari ndihmoi ndërmjetësimin e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve të mbajtur në Gaza që nga 7 tetori.

Më shumë se 14,800 njerëz u vranë në Gaza, thonë autoritetet shëndetësore të Hamasit

Nga: Bota sot

Numri i njerëzve të vrarë në Gaza nga sulmet izraelite që nga 7 tetori tani është 14,854, duke përfshirë 5,850 fëmijë, sipas informacioneve nga autoritetet e Hamasit në rrip.

Marrja e informacionit të përditësuar mbi numrin e viktimave në Gaza është bërë më e vështirë ndërsa fushata masive ajrore dhe tokësore e Izraelit po vazhdon.

Të hënën, Ministria palestineze e Shëndetësisë në Ramallah, e cila merr të dhënat e saj nga spitalet dhe burime të tjera në Rripin e Gazës, tha se numri i të vrarëve ishte 12,700.

Në përditësimet shëndetësore që atëherë, ministria me bazë në Ramallah tha se ndërprerjet serioze në rrjetet e komunikimit në Gaza i kanë bërë përpjekjet e veta për mbledhjen e saktë të të dhënave të pamundur. Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), e cila mbledh dhe auditon të dhëna nga të gjithë territoret e pushtuara palestineze, ka vazhduar të citojë shifrat me origjinë nga Gaza.

Të mërkurën, shefi i OKB-së OCHA Martin Griffiths i tha CNN se OKB-ja qëndronte në përdorimin e statistikave nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, duke thënë se ekipi i tij kishte "trekëndëshuar [numrat] gjatë viteve për t'u siguruar që ne ndihemi të sigurt për to". "Ne nuk i nxjerrim këto shifra pa menduar," tha ai.

Izraeli pret të paktën 2 muaj të tjerë luftime kundër Hamasit, tha ministri i Mbrojtjes

Nga: Bota sot

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant thotë se operacioni ushtarak i Izraelit kundër Hamasit do të vazhdojë "me forcë" pas armëpushimit të shkurtër që fillon të premten dhe se luftimet pritet të vazhdojnë edhe për të paktën dy muaj të tjerë.

"Kjo do të jetë një pauzë e shkurtër. Kur të përfundojë, luftimet do të vazhdojnë me forcë dhe do të krijojnë presion që do të lejojë kthimin e më shumë pengjeve," tha Gallant ndërsa vizitoi trupat izraelite të enjten. “Pritet një luftim edhe për të paktën dy muaj të tjerë”, shtoi ai.

Një marrëveshje e dobët: Ushtria izraelite ka thënë se procesi i dorëzimit të pengjeve do të jetë "i ndërlikuar", duke paralajmëruar se mund të ketë ndryshime në marrëveshje në çdo moment.

“Asgjë nuk është finalizuar derisa të ndodhë realisht. Dhe edhe në mes të procesit, ndryshimet mund të ndodhin në çdo moment, "tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, adm. Daniel Hagari në konferencën e tij të përditshme për media të enjten. Ai tha se ushtria izraelite vazhdon të luftojë në Rripin e Gazës "në këtë orë", duke vënë në dukje se sapo të hyjë në fuqi pauza, ushtarët e IDF do të vendosen përgjatë "vijave të armëpushimit" të vendosura brenda rripit.

Linja e armëpushimit mban efektivisht trupat izraelite në Gazën veriore dhe ato nuk do të lëvizin në jug gjatë pauzës së luftimeve, tha një zëdhënës i IDF për CNN. Ky postim është përditësuar me komentet e një zëdhënësi ushtarak izraelit mbi gjendjen e marrëveshjes së pengjeve dhe luftimeve në Gaza. Jeremy Diamond i CNN në Sderot dhe Sugam Pokharel në Londër kontribuan duke raportuar në këtë postim.

“Populli i Gazës është i lodhur”, thonë palestinezët në enklavën e shkatërruar përpara armëpushimit.

Nga: Bota sot

Palestinezët në Deir Al Balah, në qendër të Rripit të Gazës, shprehën shpresën për përfundimin e armiqësive përpara një armëpushimi të pritshëm që fillon të premten.

"Ne shpresojmë për një armëpushim, jemi të lodhur. Populli i Gazës është i lodhur," tha një grua që kishte ikur në jug nga qyteti i Gazës, fokusi i fushatës masive ajrore dhe tokësore të Izraelit.

“Ne nuk do të dëgjojmë më zhurmën e avionëve dhe bombardimeve. Ne do të jemi në gjendje të ulemi të sigurt,” tha ajo për CNN, duke shprehur shpresën se do të ketë një pauzë në luftime.

Një burrë i tha CNN se kishte ikur në Deir Al Balah nga kampi i refugjatëve Al Shati, që ndodhet në veri të qytetit të Gazës. Ai gjithashtu tha se donte t'i jepej fund gjendjes së vazhdueshme të ankthit.

“[Një armëpushim] do të jetë një fillim i mirë dhe frika tek ne do të largohet,” tha ai.

Të gjithë njerëzit me të cilët foli CNN folën në kushte anonimiteti. Një burrë tjetër iu drejtua në mënyrë të ngjashme pushimit mendor që do të siguronte një armëpushim. "Nëse ka një armëpushim, ne do të çlirohemi mendërisht; armëpushimi është një rehati mendore," tha ai.

Një burrë i tretë i tha CNN se shpresonte se armëpushimi do të shihte një rritje të ndihmave që hynin në Rrip – siç parashikoheshin kushtet e marrëveshjes – si dhe rivendosjen e energjisë elektrike.

Ai shprehu shpresën se pauza katërditore do të bëhej diçka e përhershme dhe se lufta do të përfundonte.

“Ne shpresojmë se ata do të arrijnë një marrëveshje dhe se do të jetë një marrëveshje që na lejon të mbajmë kokën lart,” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat