​Trembëdhjetë pengjet izraelite të liruar janë në gjendje të mirë shëndetësore

Azia

​Trembëdhjetë pengjet izraelite të liruar janë në gjendje të mirë shëndetësore

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 12:44
Pengje

Trembëdhjetë pengjet izraelite të liruar të premten janë në gjendje të mirë dhe të qëndrueshme pas lirimit të tyre, thanë mjekët të shtunën.

Qendra Mjekësore e Fëmijëve ‘Schneider’ në Petah Tikva, në lindje të Tel Avivit, tha në një deklaratë se "gjendja e katër fëmijëve dhe katër grave që u kthyen në Izrael mbrëmë është e mirë".

“Ata janë së bashku me anëtarët e familjes së tyre në kompleksin e dedikuar dhe të veçantë, të rrethuar nga ekipe mjekësore dhe psiko-sociale”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, Qendra Mjekësore ‘Wolfson’ në Holon, në jug të Tel Avivit, tha se "gjendja e pesë të kthyerve që u pranuan dje në spitalin ‘Wolfson’ është e qëndrueshme".

“Secili po trajtohet sipas ekzaminimit mjekësor të kryer dje nga ekipi mjekësor dhe janë pranë familjarëve të tyre.

“Ne presim dhe shpresojmë për kthimin e të gjithë të rrëmbyerve”, thuhet në deklaratë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat