LIVE: Vazhdon lirimi i pengjeve izraelite/ Netanyahu vjen me paralajmërimin e fundit – ja synimet e tij!

Azia

LIVE: Vazhdon lirimi i pengjeve izraelite/ Netanyahu vjen me paralajmërimin e fundit – ja synimet e tij!

Nga: Bota sot Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 07:01 Përditësuar në ora: 21:55 më 26.11.2023
Pamje nga lufta

Biden tregon se cili është tani synimi i tij kryesor në luftën mes Izraelit dhe Hamasit

Në një njoftim nga Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan, Joe Biden tha se qëllimi kryesor i administratës së tij është të zgjasë armëpushimin në Gaza, me synimin për të vazhduar lirimin e sigurt të pengjeve.

Pas një bashkëbisedimi telefonik me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, Biden deklaroi se ata do të angazhohen personalisht për të siguruar zbatimin e plotë të marrëveshjes dhe për të zgjatur pauzën e luftimeve, raporton cnn.

“Për javë të tëra unë kam mbështetur pauzat në luftime duke u angazhuar në dy qëllime kryesore: rritjen e ndihmës për civilët e Gazës dhe lirimin e pengjeve”, pohoi ai.

Biden vuri në dukje se marrëveshja e arritur mes Izraelit dhe Hamasit është strukturuar në mënyrë që të mund të zgjerohej, për të arritur rezultate të tjera.

Lideri amerikan gjithashtu konfirmoi në konferencën për shtyp se katërvjeçarja amerikano-izraelite, Abigail Edan u lirua të dielën, duke shënuar lirimin e parë të suksesshëm të një pengu amerikan që nga fillimi i armëpushimit.

Kryqi i Kuq mori 17 pengje të dielën, duke përfshirë izraelitë dhe shtetas të huaj, konfirmoi ushtria e Izraelit.

Netanyahu tregon tri synimet e Izraelit në Gaza

Benjamin Netanyahu ka vizituar sot trupat ushtarake në Rripin e Gazës.

Kryeministri izraelit i përshkroi ushtarët izraelitë si “heronj të vërtetë” ndërsa deklaroi se qeveria po bën “çdo gjë në fuqinë tonë për të rikthyer pengjet”.

 

“Ne kemi tri qëllime në këtë luftë”, tha ai, “të zhdukim Hamasin, të kthejmë të gjitha pengjet tona dhe të sigurojmë që Gaza të mos përbëjë më kërcënim për shtetin e Izraelit”.

Lexo po ashtuBiden tregon se cili është tani synimi i tij kryesor në luftën mes Izraelit dhe Hamasit

“Dhe unë jam këtu për t’ua thënë këtë njerëzve, ushtarëve luftarakë. Ne do ta përfundojmë këtë deri në fund. Derisa të arrijmë fitoren. Asgjë nuk do të na ndalojë”, shtoi ai, raporton skynews.

Megithatë, komuniteti i gjerë ndërkombëtar po shpreson se armëpushimi – i cili është në ditën e tretë – mund të zgjatet edhe më shumë ditë.

Pauza në luftime duket se ka zgjatur kryesisht, duke u dhënë banorëve të Gazës një mundësi për të marrë ndihmën e nevojshme pasi Izraeli bombardoi dhe shkatërroi pjesë të territorit. 

Dhjetëra pengje izraelite e të huaj të liruar në tre ditë armëpushim

Autoritetet izraelite thonë se ndihmat në Rripin e Gazës po vazhdojnë të futen në rajon ndërsa palestinezët po mundohen të shijojnë disa momente normaliteti pas disa javë luftimesh të ashpra. Grupi më i fundit i pengjeve të liruara izraelite, mbërriti tashmë në Izrael në orët e para të mëngjesit të së dielës dhe autoritetet e spitalit që ka marrë përsipër trajtimin e tyre, thanë se ata do të mbahen nën mbikëqyrje edhe pse nuk kanë dhënë shenja se kanë nevojë për trajtim urgjent.

 EMBED SHARE

Dhjetëra pengje izraelite e të huaj të liruar në tre ditë armëpushim

 EMBED SHARE

The code has been copied to your clipboard.

 

width  px height  px

Facebook

Twitter

The URL has been copied to your clipboard

 

Auto

240p

360p

480p

720p

1080p

No media source currently available

0:004:020:37


Në ditën e dytë të armëpushimit, Hamasi liroi edhe 17 pengje të tjerë, 13 gra dhe fëmijë izraelitë si dhe katër tajlandezë. Një mjek izraelit tha të dielën se pengjet e liruar të shtunën në mbrëmje janë në gjendje të mirë shëndetësore, por do të mbahen nën mbikëqyrjen e mjekëve.

“Jam i lumtur të them se pavarësisht nga kushtet e vështira në të cilat ata kanë qenë dhe përvoja në rastet e pengmarrjeve, ata nuk kishin nevojë për ndonjë ndërhyrje mjekësore urgjente”, thotë Dr. Itai Pessach, Drejtor i Spitalit të Fëmijëve Edmond dhe Lily Safra.

Banorët e lagjes Be'eri, një nga më të shkatërruarat gjatë sulmit terrorist të 7 tetorit, të cilët u evakuuan në një vendpushim afër Detit të Vdekur, pritën me entuziazëm mbërritjen e pengjeve në Izrael mëngjesin e së dielës.

Të dielën ushtria izraelite publikoi imazhet e 9-vjeçares Emily Hand duke vrapuar në krahët e babait të saj, Tomit, ndërsa u kthye në Izrael pas 50 ditësh e mbajtur peng në Rripin e Gazës. Krahas saj u lirua edhe Hila Rotem-Shoshani, nëna e së cilës mbetet një nga pengjet e Hamasit në Gazë.

“Lirimi i Emily Handit është me rëndësi të madhe për mua sepse për fat të keq jam unë ai që i tha babait të saj se ajo ishte vrarë. Një javë më vonë isha sërish unë ai që i thashë babait të saj se ndoshta ajo është gjallë dhe po mbahet peng. Lirimi i saj është një lehtësim për mua. Dua t’i të përqafoj babain e saj dhe t’i kërkoj falje sërish”, thotë Amit Solve, kryetar i lagjes Be’eri në pjesën jugore të Izraelit.

Disa prej të liruarve nuk kanë një vend të kthehen pasi Hamasi u dogji shtëpitë më 7 tetor.

“Ata kanë një komunitet që do i mbështesë sikurse do bëjë i gjithë kombi kur të kthehen”.

Pak kilometra më tutje, në Bregun Perëndimor, mijëra vetë festuan pasi Izraeli liroi 39 palestinezë, kryesisht gra dhe të mitur mes tyre edhe Israa Jaabisin. Ajo ishte dënuar me 11 vjet burg nën akuzat për përpjekje për të kryer një sulm terrorist me makinë bombë në vitin 2015, sulm gjatë të cilit ajo pësoi lëndime të mëdha në fytyrë.

Ndërkohë në Rripin e Gazës banorët thonë se armëpushimi i përkohshëm po u mundëson të shijojnë disa “momente të humbura” normaliteti.

Ibrahim Kaninch aktualisht jeton në shtëpinë e tij pjesërisht të shkatërruar nga lufta në Khan Younis.

“Po jetojmë disa ditë qetësie. Përpara armëpushimit nuk ishim në gjendje të qëndronim jashtë për shkak të goditjeve dhe bombardimeve të shtëpive apo dhe nga zhurmat e avionëve”, thotë zoti Kaninch.

Autoritetet izraelite kanë vazhduar të publikojnë imazhe të kamionëve me ndihma humanitare që hyjnë në pjesën veriore të Gazës, ku janë zhvilluar edhe luftimet më të ashpra prej 7 tetorit. Kamionë me ndihma dhe karburante vazhdojnë të futen edhe nga vendkalimi kufitar egjiptian, Rafah.

Katari në anën tjetër ka publikuar për herë të parë zyrën prej nga thonë se kryen negociatat mes Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas. Gjatë pamjeve filmike shihen diplomatët e Katarit duke punuar në dhomën e operacioneve në Doha e tek mbajnë në vëzhgim armëpushimin dhe lirimin e pengjeve. Po kështu ka linja komunikimi të drejtpërdrejta dhe në kohë reale me Izraelin, zyrën politike të Hamasit në Doha dhe Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara po ushtrojnë trysni që armëpushimi të shtyhet përtej së hënës, por nuk është ende e qartë nëse një gjë e tillë do të ndodhë. Izraeli ka thënë se është i gatshëm të shtyjë armëpushimin me një ditë më shumë, për çdo 10 pengje izraelite të liruara nga Hamasi.

Izraeli paralajmëron palestinezët që të mos lëvizin në veri të Gazës gjatë armëpushimit

Izraeli u kërkon palestinezëve që të mos lëvizin në veri të Rripit të Gazës gjatë armëpushimit katërditor që filloi të premten.

Në një grup udhëzimesh të lëshuara në mediat sociale, IDF thotë se civilët “lejohen të lëvizin në jug”, megjithatë, veçanërisht në jug të Wadi Gazës.

Aty shtohet se hyrja në det është “e ndaluar”.

Ndalohet gjithashtu kalimi brenda një kilometri nga kufiri izraelit, thotë ai.

Krahu i armatosur i Hamasit thotë se katër liderë të këtij grupi janë vrarë

Krahu i armatosur i Hamasit ka njoftuar se katër liderët e këtij grupi janë vrarë, përfshirë komandantin e brigadës së veriut të Gazës, Ahmad Al Ghandour.

Në një mesazh të publikuar në Telegram, thuhet se Al Ghandour ishte gjithashtu anëtar i këshillit ushtarak.

Në anën tjetër tre liderët e tjerë të vrarë janë Wael Rajab, Raafat Salman dhe Ayman Siyam.

“Zotohemi para Zotit se do të vazhdojmë rrugën e tyre, dhe se gjaku i tyre do të jetë dritë për muxhahedinët dhe zjarr për pushtuesit”, u tha ndër tjera në kumtesë.

Ndërkaq gjatë mbrëmjes së kaluar, ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar se izraelitët kanë vrarë gjashtë palestinezë në Bregun Perëndimor.

Nga ushtria izraelite kanë bërë të ditur se janë duke i verifikuar këto pretendime, që po i bëjnë nga ministria e Shëndetësisë në Gazë që kontrollohet nga Hamasi.

Armëpushim i brishtë në Gaza pas shkëmbimit të dytë të pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë

Armëpushimi i tensionuar midis Izraelit dhe Hamasit duket se është kthyer në rrugën e duhur të dielën herët, pas lirimit të një grupi të dytë pengjesh të mbajtur nga militantët dhe palestinezësh nga burgjet izraelite, por shkëmbimi pasoi një vonesë disa orëshe që theksoi brishtësinë e armëpushimit.

Shkëmbimi u vonua të shtunën në mbrëmje pasi Hamasi akuzoi Izraelin për shkeljen e marrëveshjes, e cila solli pauzën e parë të rëndësishme në shtatë javë të luftës së përshkuar nga dhuna më vdekjeprurëse izraelito-palestineze në dekada, shkatërrime dhe zhvendosje të mëdha në gjithë Rripin e Gazës dhe krizë pengjesh që tronditi Izraelin.

Marrëveshja dukej në rrezik derisa Katari dhe Egjipti, të cilët ndërmjetësojnë me Hamasin, njoftuan të shtunën vonë se pengesat për shkëmbimin u tejkaluan. Militantët liruan 17 pengje, duke përfshirë 13 izraelitë, ndërsa Izraeli liroi 39 të burgosur palestinezë.

Mijëra njerëz u mblodhën në qendër të Tel Avivit të shtunën vonë duke bërë thirrje për lirimin e të gjithë 240 pengjeve të kapur nga Hamasi në sulmin e tij të 7 tetorit në Izraelin jugor, që çoi edhe në fillimin e luftës. Ata akuzuan kryeministrin Benjamin Netanyahu se nuk po bën sa duhet për t'i rikthyer ata.

Trysnia nga familjet e pengjeve dhe zemërimi për dështimin e Izraelit që të parandalojë sulmin kanë mprehur dilemën me të cilën përballen udhëheqësit e vendit, të cilët kërkojnë të eliminojnë Hamasin si një fuqi ushtarake dhe qeverisëse dhe të lirojnë pengjet.

Lajmin e plotë lexojeni KETU

Forcat izraelite i vrasin tetë palestinezë në Bregun Perëndimor, sipas zyrtarëve palestinezë

Forcat Izraelite, që veprojnë në Bregun e uzurpuar Perëndimor, i kanë vrarë së paku tetë palestinezë në 24 orët e fundit, thanë të dielën zyrtarët shëndetësorë palestinezë.

Dhuna në Bregun Perëndimor është rritur dukshëm pas sulmit të Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – më 7 tetor në Izrael, e cila e nxiti një luftë shkatërruese në Rripin e Gazës.

Forcat izraelite i kanë vrarë dhjetëra palestinezë dhe i kanë arrestuar qindra të tjerë në Bregun Perëndimor. Ardhësit hebre në Bregun Perëndimor i kanë shpeshtuar sulmet, po ashtu.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se pesë palestinezë u vranë në bastionin militant, Xhenin, derisa tre të tjerë u vranë në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor prej mëngjesit të së shtunës.

Njëri nga të vrarët, në qendër të Bregut Perëndimor, ishte adoleshent, sipas kësaj Ministrie.

Ushtria e Izraelit tha se i vrau pesë palestinezë në një betejë me armë zjarri gjatë operacionit të saj në kampin e refugjatëve Xhenin, ku kishte shkuar për ta arrestuar një të dyshuar palestinez për gjoja vrasjen e një babai dhe djali në një autolarje në Bregun Perëndimor në fillim të këtij viti.

Ushtria tha se palestinezët e vrarë ishin militantë, por deri tani asnjë grup militant nuk ka thënë se ata ishin pjesëtarë të tyre.

Dhuna e përshkallëzuar në këtë vend vjen pas një viti bastisjesh së mëdha dhe arrestimesh në Bregun Perëndimor dhe sulmesh vdekjeprurëse palestineze ndaj izraelitëve.

Para sulmit të Hamasit në Izrael, viti 2023 ishte më vdekjeprurësi për palestinezët në Bregun Perëndimor në dy dekadat e fundit.

Izraeli dhe Hamasi i kanë ndaluar luftimet shkurtimisht për të lejuar futjen e më shumë ndihmave humanitare në Rripin e Gazës dhe për ta mundësuar këmbimin e pengjeve izraelite me të burgosurit palestinezë që mbahen nga Izraeli.

Lufta shpërtheu më 7 tetor, kur luftëtarët e Hamasit në Gazë i thyen barrierat kufitare dhe u futën në jug të Izraelit, duke i vrarë së paku 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer 240 të tjerë, përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar.

Izraeli shpalli gjendje lufte menjëherë, duke kryer bombardime disa javore dhe duke e nisur një ofensivë tokësore, si pasojë e të cilave u vranë mbi 13.300 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi. Rreth dy të tretat e të vrarëve në Gazë ishin gra dhe të mitur.

Izraeli i ka uzurpuar Bregun Perëndimor, bashkë me Rripin e Gazës dhe Jerusalemin lindor në luftën e vitit 1967. Palestinezët kërkojnë kthimin e këtyre territoreve si pjesë e një shteti të pavarur që shpresojnë ta kenë.

Hamasi e liron grupin e dytë të pengjeve pas një dite të tensionuar

Hamasi – grupi radikal palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – i liroi të shtunën vonë 17 pengje, përfshirë 13 izraelitë nga Rripi i Gazës, derisa Izraeli i liroi 39 të burgosur palestinezë në ditën e dytë të një armëpushimi katërditor.

Këmbimi i pengjeve me të burgosurit u krye në orët e vona të së shtunës, pas vonesave disa orëshe, për shkak se Hamasi e akuzoi Izraelin e se kishte shkelur marrëveshjen e armëpushimit.

Kjo vonesë e theksoi brishtësinë e armëpushimit, i cili e ka ndalur një luftë që e ka tronditur dhe dridhur Izraelin, ka shkaktuar shkatërrim tejet të madh në Rripin e Gazës, si dhe ka kërcënuar me përshkallëzimin e luftës në tërë rajonin.

Lufta shpërtheu më 7 tetor, kur luftëtarët e Hamasit në Gazë i thyen barrierat kufitare dhe u futën në jug të Izraelit, duke i vrarë së paku 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer 240 të tjerë, përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar.

Izraeli shpalli gjendje lufte menjëherë, duke kryer bombardime disa javore dhe duke e nisur një ofensivë tokësore, si pasojë e të cilave u vranë mbi 13.300 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi. Rreth dy të tretat e të vrarëve në Gazë ishin gra dhe të mitur.

Armëpushimi, i ndërmjetësuar nga Katari dhe Shtetet e Bashkuara, është pauza e parë e gjatë në luftime prej se nisi lufta.

Në përgjithësi, Hamasi i ka liruar së paku 50 pengje izraelite, ndërsa Izraeli 150 të burgosur palestinezë. Të gjithë janë gra dhe të mitur.

Izraeli ka thënë se armëpushimi mund të zgjatet për një ditë shtesë për çdo 10 pengje të liruara, por është zotuar se do ta rifillojë shpejt ofensivën dhe t’i përmbushë synimet për kthimin e të gjitha pengjeve dhe shkatërrimin e kapaciteteve ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit.

Çështja e pengjeve e ka marrë vëmendjen e popullit izraelit. Mijëra njerëz u mblodhën në qendër të Tel Avivit të shtunën për t’u solidarizuar me pengjet dhe familjet e tyre.

Shumë prej tyre e akuzojnë kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, se nuk po bën mjaftueshëm për t’i kthyer në shtëpi pengjet.

Zyra e Netanyahut njoftoi të dielën herët se e ka marrë një listë të re të pengjeve të cilat do të lirohen sot gjatë ditës në fazën e tretë dhe të katërt të këmbimit./REL

Izraeli arreston palestinezë në "pikë kontrolli pa personel" në Gaza

Nga: A.Sh

Zyra e OKB-së për Çështjet Humanitare (UNOCHA) ka thënë se forcat izraelite raportohet se po arrestojnë njerëz që lëvizin nga veriu dhe qendra e Gazës drejt jugut përmes një postblloku që Izraeli po e përshkruan si një "korridor".

Sipas UNOCHA, njerëzit po detyrohen të kalojnë nëpër një "pikë kontrolli pa personel" ku u kërkohet të:

"Nënshtrojuni asaj që duket të jetë një skanim i njohjes së fytyrës"

Në një rast javën e fundit, OKB-ja thotë se një fëmijë u la të kalonte vetëm nëpër postbllokun pasi babai i tij u arrestua në pikën e kontrollit.

OKB-ja po ngre gjithashtu shqetësime për nevojën për më shumë shërbime për mbrojtjen e fëmijëve për të ndihmuar fëmijët e pashoqëruar.

Dy të vrarë në bastisjet izraelite në Bregun Perëndimor

Nga: A.Sh

Operacionet ushtarake izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar janë në vazhdim, me një palestinez të vrarë gjatë natës në Jenin nga një sulm me dron, sipas Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, përcjell Bota sot.

Një tjetër palestinez thuhet se është vrarë në një bastisje në fshatin Yatma, në jug të Nablusit.

Që nga 7 tetori, të paktën 229 palestinezë, duke përfshirë 52 fëmijë janë vrarë. Më shumë se 3,000 njerëz janë arrestuar nga forcat izraelite.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat