Krahu i armatosur i Hamasit thotë se katër liderë të këtij grupi janë vrarë

Azia

Krahu i armatosur i Hamasit thotë se katër liderë të këtij grupi janë vrarë

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 11:50
Hamasi

Krahu i armatosur i Hamasit ka njoftuar se katër liderët e këtij grupi janë vrarë, përfshirë komandantin e brigadës së veriut të Gazës, Ahmad Al Ghandour.

Në një mesazh të publikuar në Telegram, thuhet se Al Ghandour ishte gjithashtu anëtar i këshillit ushtarak.

Në anën tjetër tre liderët e tjerë të vrarë janë Wael Rajab, Raafat Salman dhe Ayman Siyam.

“Zotohemi para Zotit se do të vazhdojmë rrugën e tyre, dhe se gjaku i tyre do të jetë dritë për muxhahedinët dhe zjarr për pushtuesit”, u tha ndër tjera në kumtesë.

Ndërkaq gjatë mbrëmjes së kaluar, ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar se izraelitët kanë vrarë gjashtë palestinezë në Bregun Perëndimor.

Nga ushtria izraelite kanë bërë të ditur se janë duke i verifikuar këto pretendime, që po i bëjnë nga ministria e Shëndetësisë në Gazë që kontrollohet nga Hamasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat