​Netanyahu ishte në Gaza

Azia

​Netanyahu ishte në Gaza

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ishte në një turne në Rripin e Gazës, ku foli me ushtarë dhe vizitoi një nga tunelet që ishin zbuluar.

"Ne jemi këtu në Gaza me luftëtarët tanë heroikë. Ne po bëjmë çdo përpjekje për t'i kthyer të rrëmbyerit tanë dhe në fund do t'i kthejmë të gjithë.

Ne kemi tri qëllime për këtë luftë: eliminimin e Hamasit, kthimin e të gjithë të rrëmbyerve tanë dhe sigurimin që Gaza nuk bëhet më një kërcënim për shtetin e Izraelit”, tha ai.

"Unë jam këtu për t'u thënë miqve të mi këtu, luftëtarëve këtu që më thonë të njëjtat gjëra, dhe ua përsëris këtë për ju, qytetarët e Izraelit: ne do të vazhdojmë deri në fund - deri në fitore. Asgjë nuk do të na ndalojë dhe jemi të bindur se kemi forcën, fuqinë, vullnetin dhe vendosmërinë për të arritur të gjitha qëllimet e luftës dhe do ta bëjmë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat