Ministri izraelit Gallant: Pas pauzës humanitare, sulmet në Rripin e Gazës do të jenë edhe më të ashpra

Azia

Ministri izraelit Gallant: Pas pauzës humanitare, sulmet në Rripin e Gazës do të jenë edhe më të ashpra

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 08:46
Yoav Gallant

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant tha se pas përfundimit të pauzës humanitare, sulmet në Rripin e Gazës do të jenë “madje edhe më të ashpra”.

Sipas gazetës Haaretz, Gallant vizitoi ushtarët në pjesën e Rripit të Gazës të pushtuar nga ushtria izraelite.

Ai zbuloi planet pas pauzës humanitare për vazhdimin e luftimeve.

“Sulmet do të jenë edhe më të ashpra dhe do të kryhen në gjithë Rripin e Gazës”, tha Gallant.

Ai u tha ushtarëve izraelitë se strukturat e sigurisë dhe qeveria qëndrojnë pas tyre.

“Ne nuk do të ndalemi deri në përfundimin e punës sonë”, tha ministri izraelit i mbrojtjes.

Ministria e Jashtme e Katarit njoftoi të hënën se pauza humanitare është zgjatur edhe për dy ditë.

Pauza humanitare katërditore midis Hamasit dhe Izraelit hyri në fuqi të premten, më 24 nëntor, në orën 07:00 me kohën lokale.

Sipas marrëveshjes, 150 palestinezë në burgjet izraelite do të lirohen në këmbim të 50 të burgosurve izraelitë që mbahen nga Hamasi.

Izraeli nisi sulme brutale në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor.

Që atëherë, më shumë se 15.000 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë 6.150 fëmijë dhe më shumë se 4.000 gra, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë. Numri zyrtar i të vdekurve në Izrael është 1.200.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat