Izraeli miraton një buxhet të paprecedentë për të mbuluar luftën në Gaza

Azia

Izraeli miraton një buxhet të paprecedentë për të mbuluar luftën në Gaza

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 20:01
Izraeli

Qeveria izraelite ka miratuar një buxhet aneks, të përshkruar si të paprecedentë, me vlerë rreth 8 miliardë dollarë për të mbuluar nevojat e luftës në Gaza.

Sipas mediave të huaja, buxheti i ri do të mbulojë kostot e financimit të luftës deri në fund të vitit, sipas transmetuesit publik izraelit KAN.

KAN raportoi se Benny Gantz, i cili është anëtar i Këshillit të Kabinetit të Luftës të Izraelit, përveç kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant, kundërshtoi buxhetin.

Dhe lajmi vjen ndërsa krahu ushtarak i grupit palestinez Hamas, Brigada Qassam, raporton për përplasje në terren me ushtrinë izraelite për shkeljet e pauzës humanitare në Gazën veriore.

Andaj, grupi i armatosur ka bërë thirrje për ndërmjetës që të zbatojnë kushtet e pauzës humanitare në Izrael.

Si pasojë, është raportuar se palestinezët janë parë duke ikur nga të shtënat me armë zjarri ndërsa forcat izraelite ndaluan banorët e zhvendosur të ktheheshin në Gazën veriore gjatë armëpushimit të përkohshëm.

Përpara se të fillonte armëpushimi, ushtria izraelite lëshoi fletëpalosje që paralajmëronin njerëzit që të mos përpiqeshin të ktheheshin në zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat