Mjeku i Al-Shifa-s: Që nga armëpushimi, asgjë nuk po vjen në spital

Azia

Mjeku i Al-Shifa-s: Që nga armëpushimi, asgjë nuk po vjen në spital

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Marwan Abu Sada, kirurgu kryesor në spitalin al-Shifa të Gazës, thotë se një numër i madh pacientësh ende nuk janë në gjendje të kenë akses në kujdesin shëndetësor, pavarësisht armëpushimit.

Mjeku theksoi se nevoja më e madhe është karburanti.

“Që nga armëpushimi, asgjë nuk po vjen në spital. Unë mendoj se shumica e ndihmës mjekësore shkon në spitalet jugore, [por] asgjë nuk po vjen në zonat veriore, vetëm ushqim, ujë dhe gjëra të tjera”.

Pavarësisht problemeve, Abu Sada tha se mjekët ishin të vendosur të ndihmonin pacientët.

“Teatrot operative nuk janë ende gati dhe të gjitha departamentet nuk janë gati të pranojnë të sapoardhurit, por gjithsesi ne po përgatisim terrenin për të pritur gjithnjë e më shumë pacientë”.

Kirurgu shtoi se nevojiten riparime për gjeneratorët e oksigjenit që u dëmtuan gjatë bastisjes së ushtrisë izraelite në spitalin al-Shifa në fillim të këtij muaji, raporton Al Jazeera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat