“Mos shkoni në veri”, u thotë Izraeli banorëve të Gazës

Azia

“Mos shkoni në veri”, u thotë Izraeli banorëve të Gazës

Nga: A.SH Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 08:41
Gaza

Ushtria izraelite u ka kërkuar banorëve të Gazës që të qëndrojnë larg Gazës veriore, e cila “ende konsiderohet si zonë lufte”.

Qindra mijëra banorë janë zhvendosur në jug për sigurinë e tyre në javët e fundit, pasi Izraeli lëshoi disa paralajmërime për ta evakuuar Gazën veriore, përcjell Bota sot.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë postuar kujtime të përditshme gjatë armëpushimit që banorët e Gazës të qëndrojnë të paktën një kilometër larg kufirit Izrael-Gaza dhe t'i paralajmërojnë ata që të mos dalin nga territori nëpërmjet detit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat