Izraeli merr listën e re të pengjeve për lirim, thotë zyra e kryeministrit

Azia

Izraeli merr listën e re të pengjeve për lirim, thotë zyra e kryeministrit

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Izraeli mori të enjten një listë të re të grave dhe fëmijëve pengje për lirim nga Hamasi, sipas Zyrës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Pak kohë më parë, Izraeli mori një listë të grave dhe fëmijëve, në përputhje me kushtet e marrëveshjes, dhe për këtë arsye pauza do të rifillojë”, thuhet në deklaratë.

Zyra shtoi se familjet e pengjeve në listë janë njoftuar, raporton CNN.

Në një deklaratë më herët të enjten, Hamasi tha se Izraeli kishte refuzuar një ofertë për të marrë shtatë gra dhe fëmijë të arrestuar dhe trupat e tre të tjerëve për të cilët ata pretendojnë se u vranë nga bombardimet izraelite në këmbim të zgjatjes së armëpushimit.

Izraeli dhe Hamasi të dy konfirmuan se pauza në luftime do të zgjatej edhe për një ditë tjetër ndërsa bisedimet për lirimin e më shumë pengjeve vazhdonin. Njoftimi erdhi disa minuta para përfundimit të armëpushimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat