Jordania dënon rifillimin e luftimeve në Gaza

Azia

Jordania dënon rifillimin e luftimeve në Gaza

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 16:56
Jordania dënon rifillimin e luftimeve në Gaza

Jordania dënoi ” rifillimin e agresionit izraelit në Rripin e Gazës” dhe bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Sufyan Al-Qudah “i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të marrë përgjegjësinë e tij dhe të pengojë Izraelin nga kryerja e më shumë krimeve kundër civilëve”.

Izraeli pohon se po synon Hamasin dhe se grupi terrorist po futet në infrastrukturën civile, duke përfshirë spitalet dhe këndet e lojërave për fëmijë, të cilat i përdor për qëllime ushtarake, duke i bërë ato objektiva legjitime.

Al-Qudah “theksoi më tej rëndësinë e mbajtjes së ligjit ndërkombëtar dhe ligjit ndërkombëtar humanitar dhe urgjencën e sigurimit të mbrojtjes ndërkombëtare për popullin palestinez.”

Ai gjithashtu “përtërii thirrjen e tij ndaj komunitetit ndërkombëtar që të veprojë menjëherë për të vendosur një armëpushim”, sipas deklaratës.

Mbreti Abdullah II i Jordanisë kishte bërë thirrje më parë për një armëpushim në Gaza dhe e kishte përshkruar bombardimin e Izraelit ndaj enklavës si “mizor dhe të pandërgjegjshëm”.

Mbretëresha Rania Al Abdullah i tha CNN në fillim të nëntorit se civilët në Gaza po përjetojnë një “ortek vuajtjesh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat