Të paktën 200 palestinezë u vranë që nga rifillimi i luftimeve të premten

Azia

Të paktën 200 palestinezë u vranë që nga rifillimi i luftimeve të premten

Nga: A.SH Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 10:12
Gaza

Ministria e Shëndetësisë në Gazën e drejtuar nga Hamasi ka thënë se të paktën 200 palestinezë janë vrarë që nga përfundimi i armëpushimit njëjavor dje në mëngjes, përcejll Bota sot.

Shumë nga sulmet e Izraelit këtë mëngjes u përqendruan në zonën Khan Younis në Gazën jugore, ku ushtria tha se kishte goditur më shumë se 50 objektiva të Hamasit me sulme ajrore, zjarr tankesh dhe marinën e saj.

Bombardimet izraelite të mëngjesit të sotëm shënojnë një ofensivë intensive që erdhi pasi armëpushimi njëjavor me Hamasin përfundoi dje.

Ai gjithashtu shkaktoi shqetësime të reja në lidhje me viktimat civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat