Të paktën 60 palestinezë të arrestuar në Bregun Perëndimor

Azia

Të paktën 60 palestinezë të arrestuar në Bregun Perëndimor

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Izraeli ka arrestuar të paktën 60 palestinezë në bastisjet gjatë natës në Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë.

Arrestimet të shtunën mbrëma erdhën kryesisht në qytetet Hebron, Betlehem, Jeriko, Ramallah, Nablus dhe Jenin.

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA raportoi se të paktën katër gra ishin në mesin e të arrestuarve.

Arrestimet e fundit shtojnë mbi 3 mijë palestinezë të arrestuar në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori, sipas Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Shumë të burgosur mbahen pa gjyq ose padi, nën një sistem “paraburgimi administrativ”.

Izraeli vazhdoi fushatën e tij të arrestimit gjatë armëpushimit njëjavor nga 24 deri në 30 nëntor. Gjatë kësaj kohe, Izraeli ndaloi pothuajse po aq të burgosur të rinj palestinezë sa u lirua sipas kushteve të armëpushimit, raporton Al Jazeera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat