OKB: Rreth 75 përqind e popullsisë së Gazës është e zhvendosur

Azia

OKB: Rreth 75 përqind e popullsisë së Gazës është e zhvendosur

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 13:55
Foto ilustrim

Rreth 1.8 milionë njerëz, e barabartë me 75% të popullsisë së Rripit të Gazës, janë të zhvendosur brenda vendit.

Deklarata është bërë nga agjencia e OKB-së për koordinimin e çështjeve humanitare (OCHA).

Buletini i mëparshëm Ocha fliste për 1.7 milion njerëz të zhvendosur, megjithëse “marrja e një llogaritjeje të saktë është e kushtueshme” specifikon agjencia e OKB-së, e cituar nga media të ndryshme.

Ushtria izraelite urdhëroi evakuimin e më shumë zonave përreth qytetit të dytë më të madh të Gazës, Khan Younis, të dielën, pasi e zhvendosi ofensivën e saj në gjysmën jugore të territorit ku thotë se shumë liderë të Hamasit janë fshehur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat