Të paktën 60 palestinezë janë arrestuar në Bregun Perëndimor

Azia

Të paktën 60 palestinezë janë arrestuar në Bregun Perëndimor

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

Të paktën 60 palestinezë, përfshirë ish të burgosur, janë arrestuar në bastisjet e forcave izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm.

Në një deklaratë, Shoqata e të Burgosurve Palestinez tha se disa nga arrestimet ishin përqendruar në kampin e refugjatëve Dheisheh në Betlehem, ndërsa pjesa tjetër u shpërnda në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Disa nga të arrestuarit u liruan më vonë, raporton Aljazeera.

Që nga 7 tetori, më shumë se 3 mijë e 540 palestinezë janë arrestuar në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Nga bastisjet që u zhvilluan nëpër territoret e pushtuara mbrëmë, duke përfshirë në Qalqilya, mbetën të vrarë dy palestinezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat