Familja e gazetarit të CNN u vra në sulmin izraelit

Azia

Familja e gazetarit të CNN u vra në sulmin izraelit

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 18:27
Gazetar

Nëntë anëtarë të familjes së Ibrahim Dahman, fotoreporterit dhe producentit të CNN, në Gazën veriore u vranë në një sulm izraelit në shtëpinë e një të afërmi.

Të paktën dy të afërm të tjerë janë në gjendje kritike dhe të tjerë mbetën të varrosur në rrënojat në Beit Lahiya.

Shtëpia e familjes së Dahman në qytetin e Gazës u shkatërrua gjithashtu të dielën, raporton Al Jazeera.

“Ata ishin njerëz jashtëzakonisht paqësorë dhe të thjeshtë dhe e gjithë jeta e tyre iu kushtua vetëm punës dhe rritjes së djemve dhe vajzave të tyre. Ata nuk kanë asnjë lidhje me ndonjë organizatë apo grup”, citohet të ketë thënë Dahman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat