Turisti japonez vdes pasi kërceu nga “një prej lartësive më të mëdha në botë”

Azia

Turisti japonez vdes pasi kërceu nga “një prej lartësive më të mëdha në botë”

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 19:06
Foto ilustrim

Një turist japonez, ka mbetur i vdekur, vetëm disa orë pasi mbeti pa ndjenja nga kërcimi nga lartësitë, që njihet si ‘bungee jumping’.

Sipas mediave të huaja, 56 vjeçari u hodh nga Kulla Macau, ndërtesë kjo e lartë 232 metra, por nuk arriti ta përballojë lartësinë nga e cila u hodh, prandaj mbeti pa vetëdije.

Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Macau-t, në brigjet jugore të Kinës, por nuk mbijetoi.

Hetimet për ngjarjen po vazhdojnë.

Aktiviteti në fjalë, u zhvillua në kuadër të SkyPark, kompani kjo e cila ka shpërndarë aktivitetet e saj edhe në shtete si Franca, Singapori dhe Australia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat