Rreth 260 mijë izraelitë kanë aplikuar për leje për armëmbajtje që nga 7 tetori, ministri po përshpejton procedurat

Azia

Rreth 260 mijë izraelitë kanë aplikuar për leje për armëmbajtje që nga 7 tetori, ministri po përshpejton procedurat

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 23:11
Foto ilustrim

Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben Gvir konfirmoi të hënën se më shumë se 260 mijë kërkesa të reja për lejet e armëve të zjarrit janë dorëzuar, që nga sulmet e 7 tetorit ndaj Izraelit nga Hamasi.

“Kur filloi lufta, ne e dinim se kishim të drejtë kur thoshim se çdo person që ka një armë mund të shpëtojë një jetë”, tha Ben Gvir, duke shtuar se Izraeli duhet të lejojë sa më shumë njerëz të mbajnë armë.

Ministri izraelit tha se së fundmi Ministria ka dhënë deri në 3000 miratime në ditë, ndërsa para luftës kjo shifër ishte rreth 100 në ditë.

Për ta bërë këtë, Ben Gvir ka lejuar vullnetarët e Shërbimit Kombëtar të përpunojnë lejet e armëve të zjarrit, edhe pse ata nuk janë të kualifikuar për ta bërë këtë.

Lexo po ashtuIzraelitët bombardojnë dy shkolla në Gazë, të paktën 50 palestinezë të vrarë

Ministrit iu desh ta mbronte këtë veprim kundër kritikave të Komitetit Shtetëror të Kontrollit, i cili javën e kaluar kërkoi t’i jepte fund kësaj praktike.

“Do të shtoj më shumë vullnetarë, më shumë njerëz në shërbimin kombëtar, sepse armët shpëtojnë jetë”, tha Ben Gvir.

Ai i tha Komitetit Kombëtar të Kontrollit se duhet të “turpërohej” nga kundërshtimi dhe e akuzoi për “fyerje të grave” që përbëjnë bazën vullnetare të shërbimit kombëtar.

Ai tha gjithashtu se kundërshtimi i komitetit ndaj personave të pakualifikuar që trajtojnë aplikimet për armë zjarri është një sulm imoral që dëmton sigurinë e shtetit të Izraelit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat