Me erëra deri në 100 km në orë, cikloni Michaung godet Indinë

Azia

Me erëra deri në 100 km në orë, cikloni Michaung godet Indinë

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 11:44
Michaung parashikohet të godasë bregdetin e shtetit Andhra Prades

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën në stuhitë që goditën bregun juglindor të Indisë, me ciklonin Michaung që pritet të arrijë në tokë brenda disa orësh.

Sipas mediave vendase, Michaung parashikohet të godasë bregdetin e shtetit Andhra Pradesh këtë mëngjes si një “stuhi e fortë ciklonike” me erëra deri në 100 kilometra në orë, tha Departamenti Meteorologjik i Indisë (IMD).

“Ne po përballemi me stuhinë më të keqe në kohët e fundit,” tha dje shefi i shtetit të Tamil Nadu, MK Stalin.

Viktimat u regjistruan në kryeqytetin e shtetit Chennai. Disa prej tyre u mbytën, një u godit nga një pemë e rrëzuar, një tjetër u godit nga energjia e kabllove elektrike në ujë dhe një u shtyp nga një mur që u rrëzua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat