Hamasi thotë se që nga 7 tetori mbi 60% e shtëpive në Gaza janë dëmtuar

Azia

Hamasi thotë se që nga 7 tetori mbi 60% e shtëpive në Gaza janë dëmtuar

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 23:41
Foto ilustrim

Që nga 7 tetori, kur Hamasi nisi sulmet ndaj Izraelit, 61 për qind e shtëpive dhe njësive të banimit janë shkatërruar.

Sipas qeverisë së udhëhequr nga Hamasi, nga 305 mijë njësi të prekura, 52 mijë janë shkatërruar plotësisht dhe 253 mijë të tjera janë dëmtuar pjesërisht.

Hamasi pretendon se 121 ndërtesa qeveritare dhe 69 shkolla janë plotësisht jashtë funksionit ndëra 275 shkolla të tjera janë dëmtuar pjesërisht.

“Gjatë agresionit kundër Gazës, avionët izraelitë hodhën më shume se 50 mijë ton eksploziv mbi shtëpitë e qytetarëve civilë, spitalet, shkollat dhe institucionet tjera civile”, tha Hamasi, shkruan CNN.

Më tej, Hamasi ka kërkuar që në Gaza të futen menjëherë 1 mijë kamionë me ndihma ditore dhe një milion litra karburant në mënyrë që të rindërtohet sektori i kujdesit shëndetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat