Gjysmëhëna e Kuqe: Ne marrim vetëm 10% të ndihmës së nevojshme në Gaza

Azia

Gjysmëhëna e Kuqe: Ne marrim vetëm 10% të ndihmës së nevojshme në Gaza

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 19:23
Gaza

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, tha se po merr vetëm 10% të ndihmës së nevojshme në Gaza.

Nebal Farsakh, zëdhënëse e kësaj shoqate theksoi se “të jesh palestinez tani do të thotë që duhet të zgjedhësh midis të keqes dhe më të keqes”.

Gjendjen në Gaza ajo e përshkroi si një luftë të vazhdueshme për sigurinë dhe nevojat themelore, si ushqimi dhe uji, ndërsa vendet për t’u strehuar nga bombardimet e ushtrisë izraelite po pakësohen.

“Dje, mijëra palestinezë në Khan Younis, të cilët janë strehuar në Gjysmëhënën e Kuqe të Palestinës, janë larguar drejt Rafahut, ndërsa në të njëjtën kohë mijëra të tjerë erdhën në vendet e tyre. Nuk ka vend të sigurt”, tha Farsakh.

Ajo shtoi se nëse palestinezët arrijnë të shmangin bombat izraelite, çdo ditë sjell një luftë të vazhdueshme për ushqim.

“Nga ajo që shohim në terren, shumica e palestinezëve po përpiqen të hanë një vakt me gjëra shumë elementare. Është një mrekulli të kesh ushqim për familjen tënde”, deklaroi Farsakh për Al Jazeera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat