IDF-ja thotë se kanë vrarë militantë të Hamasit, shkatërruar tunelet dhe zbuluan një qendër stërvitore

Azia

IDF-ja thotë se kanë vrarë militantë të Hamasit, shkatërruar tunelet dhe zbuluan një qendër stërvitore

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 08:45
Gaza

Forcat Mbrojtëse të Izraelit pretendojnë të kenë vrarë disa militantë të Hamasit në jug dhe veri të Gazës, derisa betejat e ashpra janë duke vazhduar.

Në njoftimin më të fundit në Telegram, IDF-ja izraelite ka njoftuar se “se ka goditur dhjetëra objekte” të Hamasit në jug të qytetit Khan Younis, dhe se trupat e tyre janë “kanë detyruar një celulë të Hamasit të dalin nga tunelet” që i përdorin për sulme.

Gjatë luftimeve, izraelitët pretendojnë se kanë vrarë dy prej militantëve të Hamasit dhe se kanë arritur të shkatërrojnë disa tunele.

Në veri të qytetit Jabalia, trupat kryen bastisje ku gjetën një qendër stërvitore të Hamasit. Madje thonë se kjo qendër stërvitore qon drejt rrjetit të tuneleve.

Ata shpërndanë edhe fotografitë nga operacioni tokësorë, ku shihen ushtarët izraelitë që kanë arritur të futen thellë në këto pika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat