Forcat izraelite rrethojnë spitalin në veri të Gazës, jeta e foshnjave neonatale në rrezik

Azia

Forcat izraelite rrethojnë spitalin në veri të Gazës, jeta e foshnjave neonatale në rrezik

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Forcat izraelite kanë rrethuar spitalin, Kamal Adwan, në veri të Gazës. Lajmi u njoftua përmes një deklarate nga Ministria e Shëndetësisë së Palestinës.

Në deklaratë u tha se forcat izraelite kanë shënjestruar gjeneratorët e energjisë në spital. Ndërprerja e energjisë do të rezultonte fatale për foshnjet e porsalindura që ndodhet në këtë spital.

Ka ende gjashtë foshnja neonatale që janë ende në inkubatorë, të cilët kanë pesë tuba oksigjeni dhe oksigjeni mund të mbarojë deri nesër në mëngjes,” shtoi ai. “Ky është një maternitet si fillim dhe ne kemi sjellë disa operacione kirurgjikale në spital pasi spitali indonezian doli jashtë funksionit”.

Po ashtu, autoritetet raportuan për rreth 200 njerëz të plagosur brenda spitalit Kamal Adëan, rreth 5,000 njerëz të zhvendosur dhe rreth 12 ekuipazhe mjekësore në spital.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza të premten akuzoi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit se rrethuan spitalin dhe hapën zjarr ndaj tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat