Konflikti i armatosur mes Hamasit dhe Izraelit, presidenti palestinez bën thirrje për negociata për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Azia

Konflikti i armatosur mes Hamasit dhe Izraelit, presidenti palestinez bën thirrje për negociata për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 20:43
Mahmud Abbas

Presidenti palestinez ka bërë thirrje për një konferencë paqeje për t’i dhënë fund luftës midis Izraelit dhe Hamasit.

Mahmud Abbas tha se duhet të punohet drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme politike që parashikon krijimin e një shteti palestinez.

Unë jam me rezistencë paqësore. Unë jam për negociata të bazuara në një konferencë ndërkombëtare të paqes dhe nën kujdesin ndërkombëtar që do të çonte në një zgjidhje që do të mbrohej nga fuqitë botërore për të krijuar një shtet sovran palestinez në Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor dhe në Jerusalem”, tha ai për Reuters.

Abbas shtoi se negociatat duhet të bazohen në një marrëveshje ndërkombëtare detyruese për të ringjallur Autoritetin Palestinez, për të vendosur reforma dhe për të mbajtur zgjedhje, të cilat janë pezulluar që nga viti 2006 kur Hamasi fitoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat