Dështon operacioni i shpëtimit për lirimin e pengjeve izraelitë

Azia

Dështon operacioni i shpëtimit për lirimin e pengjeve izraelitë

Nga: A.SH Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

IDF ka thënë se dy ushtarë janë plagosur rëndë në një përpjekje të dështuar për të liruar pengjet izraelitë të mbajtur në Gaza.

Ushtria tha mbrëmë se vrau shumë militantë në operacionin gjatë natës, por nuk ishte në gjendje të shpëtonte asnjë peng.

“Forcat bastisën një vendndodhje të Hamasit dhe eliminuan terroristët që morën pjesë në rrëmbimin dhe mbajtjen e pengjeve”, tha IDF në një deklaratë.

Asnjë peng nuk u shpëtua në këtë operacion.

Më herët gjatë ditës, Hamasi tha se luftëtarët e tij kishin ndaluar një përpjekje shpëtimi dhe u përleshën me forcat speciale izraelite.

Ai pretendonte se një ushtar izraelit i cili po mbahej peng u vra nga zjarri ajror izraelit që synonte të mbronte forcat që tërhiqeshin.

Hamasi besohet se mban rreth 137 pengje që u kapën në sulmin e 7 tetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat