A po e nxit Kina edhe një luftë në botë – kinezët sulmojnë me topa uji anijet e Filipineve

Azia

A po e nxit Kina edhe një luftë në botë – kinezët sulmojnë me topa uji anijet e Filipineve

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Kina duket se po dëshiron të nis edhe një konflikt në botë pas atyre mes Rusisë dhe Ukrainës si dhe midis Izraelit dhe Hamasit.

Gjatë ditës së sotme, anijet kineze përdorën topa uji për të sulmuar anijet shtetërore të Filipineve pranë Scarborough Shoal, e cila është në Zonën Ekonomike Ekskluzive të Filipineve.

Marina kineze është përpjekur të sigurojë dominimin në zonë që nga viti 2012, shkruajnë mediat e huaja.

Siç mund ta shihni, kjo pjesë është shumë afër Filipineve, por shumë larg nga Kina.

E megjithatë, Kina ka pretendime territoriala ndaj saj dhe të gjitha ujërave brenda të ashtuquajturës “Nine-dash line”

Kina ka përdorur “vija” të ndryshme që nga fundi i viteve 1940, por është e para në 20 vitet e fundit ose më shumë që marina e saj po merr masa aktive në zonën e diskutueshme.

Ndryshe, Kina kohë pas kohe ka kryer stërvitje ushtarake, në ujërat që ndërkombëtarisht njihen si pjesë të Filipineve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat