Vritet një peng në Gaza

Azia

Vritet një peng në Gaza

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 15:52
Pengu

Një peng izraelit është vrarë në Gaza, kanë njoftuar organizata të ndryshme të Izraelit.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar për Haaretz, Kibbutz Be’eri dhe Forumi i Pengjeve e Familjeve të Zhdukura deklaruan se “me pikëllim të madh dhe zemër të thyer njoftojmë për vrasjen e Sahar Baruch, i cili u rrëmbye nga shtëpia prej terroristëve të Hamasit në Gaza”.

Grupi do të kërkojë kthimin e trupit të pajetë si pjesë e marrëveshjeve për kthimin e pengjeve, raporton skynews.

Theksojmë se edhe vëllai i tij, Idan është vrarë më 7 tetor nga grupi militantë palestinez Hamas.

Dje, Brigadat Al-Qassam të Hamasit njoftuan se luftëtarët e saj zbuluan një njësi të forcave speciale që po bënte përpjekje për shpëtim e pengjeve dhe se ka pasur të vdekur, por që izraelitët nuk ia arritën të shpëtonin të robëruarit.

Ndryshe, izraelitët thonë se 1200 njerëz u vranë dhe 240 u morën peng në sulmin e Hamasit.

Izraeli dhe Hamasi kanë shkëmbyer pengjet dhe të burgosurit disa javë më parë pas arritjes së një armëpushimit të ndërmjetësuar nga bashkësia ndërkombëtare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat