LIVE: Sulme të ashpra godasin Gazën/ Hamasi vjen me paralajmërimin e fundit – ja detajet!

Azia

LIVE: Sulme të ashpra godasin Gazën/ Hamasi vjen me paralajmërimin e fundit – ja detajet!

Nga: Bota sot Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 07:01 Përditësuar në ora: 17:11 më 10.12.2023
Gaza

Hamasi: Pengjet nuk do të lirohen nëse nuk shkëmbehen me të burgosur palestinezë

Një zëdhënës i krahut të armatosur të Hamasit ka deklaruar se asnjë nga pengjet nuk do t’i rikthehet Izraelit pa i shkëmbyer ata me të burgosur palestinezë.

Pjesa më e madhe e retorikës së zyrtarëve izraelitë është dominuar nga nevoja për të ushtruar presion ushtarak mbi Hamasin në mënyrë që të detyrohen të lirojnë pengjet , në vend që të përdoret diplomacia.

Në një deklaratë publike, Abu Obaida i Brigadave al Qassam u shpreh se kjo taktikë s’ka dhe nuk ka për të funksionuar, ndërsa Hamasi raportoi më herët këtë javë se një nga pengjet e Izraelit, Sahar Baruch, vdiq si rezultat i një përpjekjeje të pasuksesshme të shpëtimit nga IDF.

Izraeli thotë se është ende duke hetuar shkakun e vdekjes së tij. Rreth 105 pengje të mbajtura nga Hamasi u liruan në këmbim të rreth 240 të burgosurve palestinezë të mbajtur nga Izraeli gjatë armëpushimit shtatë-ditor që skadoi në fillim të këtij muaji.

“Armëpushimi i përkohshëm vërtetoi të vërtetën tonë dhe gënjeshtrat e armikut. Armëpushimi dëshmoi se asnjë nga të burgosurit e armikut nuk është liruar dhe nuk do të lirohet përveçse përmes një shkëmbimi,” tha Obaida, duke shtuar se operacionet ushtarake të al Qassam kundër IDF rezultuan gjithashtu të suksesshme.

Izraeli pretendon se ka vrarë rreth 7,000 luftëtarë të Hamasit që nga 7 tetori dhe se rreth 425 ushtarë të IDF kanë vdekur në atë kohë. Obaida gjithashtu pohoi se Brigadat al Qassam kishin shkatërruar 180 automjete të IDF në Gaza dhe ofroi disa informacione se si po vepronin luftëtarët.

Ne kemi kryer disa operacione specifike për forcat pushtuese jashtë këtyre forcave, dhe këto operacione varionin midis ngritjes së pritës dhe përballjes së tyre me mitralozë, bomba individuale dhe gryka tunelesh të bllokuara nga grackat, dhe bllokimin e tyre në kurthe të përgatitura paraprakisht; të gjitha këto përveç operacioneve me snajper”, tha ai.

Shkëmbime zjarri në kufirin mes Libanit dhe Izraelit

Grupi Hezbollah që vepron në Liban tha se lëshoi dronë shpërthyes ndaj pozicioneve të një komande izraelite të dielën, ndërsa sulmet ajrore izraelite goditën jugun e Libani. Dhuna e nxitur nga lufta në Gazë është përhapur përgjatë gjithë kufirit izraelito-libanez.

Ushtria izraelite tha se "objektet e dyshimta ajrore" ishin lëshuar nga Libani dhe u asgjësuan.

Dy ushtarë izraelitë u plagosën rëndë ndërsa disa të tjerë pësuan dëmtime të lehta, sipas njoftimit të ushtrisë.

Avionët luftarakë izraelitë kryen "një sërë sulmesh ndaj objektivave terroriste të Hezbollahut në territorin libanez", shtoi ushtria izraelite.

Nuk ka pasur njoftime për viktima në Liban.

Shkëmbimet e zjarrit mes Izraelit dhe Hezbollahut, një grup i armatosur rëndë i mbështetur nga Irani, janë në nivelin më të lartë që nga lufta e vitit 2006. Dhuna është përqëndruar kryesisht në zonën kufitare.

Hezbollahu tha se kishte përdorur dronë shpërthyes për të sulmuar një pozicion komandues izraelit pranë zones Ya'ara, në Izrael.

Në Izrael, sirenat ranë në disa zona pranë kufirit.

Në Bejrut, banorët thanë se kishin parë dy avionë luftarakë .

Hezbollahu ka kryer një sërë sulmesh duke deklaruar se po i ndërmerr ato në mbështetje të palestinezëve në Rripin e Gazës. Të shtunën u njoftua për 10 të tilla.

Në një sulm, në një vend tjetër në kufi, mëngjesin e kësaj të diele, grupi Hezbollah tha se luftëtarët e tij kishin arritur të godisnin direkt një pozicion izraelit duke përdorur "armët e duhura".

Sulmet ajrore izraelite goditën periferi të fshatit Yaroun në Liban, jo shumë larg vendndodhjes së atij sulmi, sipas Agjencisë Kombëtare Libaneze të Lajmeve dhe një dëshmitari në zonë.

Sulmet ajrore thyen xhamat e shtëpive, dyqaneve dhe dëmtuan një shkolle në fshatin e afërt Rmeich, tha për agjencinë e lajmeve Reuters, Toni Elias, një prift në Rmeich.

Dhuna në kufi ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 120 njerëzve në Liban, duke përfshirë 85 luftëtarë të Hezbollahut dhe 16 civilë. Në Izrael kanë vdekur shtatë ushtarë dhe katër civilë

Grupi Hezbollah kryesisht lëshon dronë dhe Izraeli reagon me sulme ajrore./VOA

Izraeli intensifikon luftimet në Gaza

Izraeli i ka hedhur poshtë akuzat e vendeve arabe si të papranueshme dhe të rreme, se me veprimet në Gazë po radikalizon një gjeneratë të tërë dhe se forcat e saj po bëjnë përpjekje për ta spastruar Gazën. Luftimet kanë vazhduar gjatë natës dhe sot në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi sot se ka biseduar me disa udhëheqës botëror. Ai i kritikoi qëndrimet e tyre kundërthënëse për luftën.

 EMBED SHARE

Izraeli intensifikon luftimet në Gaza

 EMBED SHARE

The code has been copied to your clipboard.

 

width  px height  px

Facebook

Twitter

The URL has been copied to your clipboard

 

Auto

240p

360p

480p

720p

1080p

No media source currently available

0:004:320:00


Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të dielën se lufta në Gazë “vazhdon edhe më fuqishëm”, ndërsa i drejtohej kabinetit të tij në Jerusalem.

Izraeli vazhdoi ofensivën pasi Shtetet e Bashkuara bllokuan thirrjen për armëpushim në Këshillin e Sigurimit dhe i dërguan më shumë municione aleatit të tij i ngushtë. Kryeministri Netanyahu tha se gjatë bisedave të fundit që ka pasur me udhëheqës botëror i ka kritikuar këta të fundit për trysninë që po i bëhet vendit të tij për armëpushim.

“Gjatë dy ditëve të fundit, kam folur me Kancelarin Scholz, me Presidentin Macron dhe me udhëheqës të tjerë, dhe u thashë atyre se nuk mund të mbështesni nga njëra anë eliminimin e Hamasit dhe nga ana tjetër të na bëni trysni për t'i dhënë fund luftës”, tha të dielën Kryeministri izraelit dhe shtoi:

“Aktualisht ka arritur një tjetër ngarkesë me municione të rëndësishme për vazhdimin e luftës. Falënderoj Presidentin Biden, me të cilin fola pardje edhe për faktin se Shtetet e Bashkuara qëndruan pranë Izraelit në Këshillin e Sigurimit kundër thirrjes për armëpushim, dhe sigurisht edhe për ndihmën që Shtetet e Bashkuara ofrojnë për Forcat e Mbrojtjes të Izraelit”.

Izraeli është përballur me trysni në rritje për një armëpushim pasi autoritetet e Hamasit thonë se janë vrarë mijëra palestinezë dhe se rreth 85% e popullsisë së saj është zhvendosur.

Të dhënat e Hamasit nuk bëjnë dallimi mes viktimave civile dhe pjesëtarëve të grupit militant që më 7 tetor kreu një sulm terrorist në pjesën jugore të Izraelit duke vrarë 1200 njerëz, kryesisht civilë dhe mori peng 240 të tjerë. Mbi 100 pengje izraelite u liruan në këmbim të dhjetëra palestinezëve të burgosur në Izrael gjatë një ndalimi një javor të luftës gjatë muajit të kaluar.

Ushtria izraelite publikoi gjithashtu pamje për të cilat thotë se tregojnë ofensivën tokësore dhe ajrore në Gazë.

Ushtria izraelite tha se goditi 250 objektiva të Hamasit një ditë më parë përfshirë depo armësh dhe tunele nëntokësore.

Kryeministri i Katarit, Sheikh Al Thani, tha të dielën gjatë një forumi në Doha se vazhdimi i luftës dhe publikimi i imazheve nga Gaza rrezikon të radikalizojë një brez të tërë në Lindjen e Mesme.

“Kur shikon imazhet e përditshme nga Gaza duket se lufta nuk po ndikon vetëm tek ato forca në Liban, Jemen apo Irak, por gjithashtu po prek një brez të tërë që mund të radikalizohet për shkak të këtyre imazheve dhe duke parë komunitetin ndërkombëtar që nuk reagon me pergjegjësi”, tha të dielën Emiri i Katarit, Al Thani.

Izraeli ndërkaq ka reaguar ashpër kundër akuzave të ministrit të jashtëm jordanez Ayman Safadi i cili tha në Doha se forcat izraelite, përveç vrasjes masive të civilëve po bëjnë edhe “përpjekje sistematike për të spastruar Gazën nga populli i saj”.

Zëdhënësi i qeverisë izraelite, Eylon Levy tha se "këto akuza janë të papranueshme dhe të rreme".

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi të dielën se sistemi shëndetësor i Gazës ishte “në gjunjë dhe në kolaps”, siç u shpreh ai, me rreth dy të tretat e kapaciteteve edhe pse nevojat janë rritur.

Papa Françesku bëri thirrje të dielën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në zonat e luftës ndërsa iu drejtua besimtarëve në Vatikan.

“Disa konflikte kanë rrënjë të thella historike, por ne kemi edhe dëshminë e burrave dhe grave që kanë punuar me urtësi dhe durim për bashkëjetesën paqësore. Le të ndjekim shembullin e tyre dhe ndërsa flasim për të drejtat e njeriut, le të mbrohen civilët, spitalet dhe vendet e kultit, pengjet të lirohen dhe ndihma humanitare të garantohet. Të mos harrojmë Ukrainën, Palestinën, Izraelin e martirizuar”, tha udhëheqësi i Kishës Katolike.

SHBA miraton shitjen emergjente të 14 mijë predhave në Izrael

Qeveria amerikane ka miratuar një shitje “urgjente” të afro 14,000 predhave antitank Izraelit, për përdorim në luftën kundër Hamasit në Gaza, pa kaluar në Kongres.

Departamenti i Shtetit i ka kërkuar Kongresit miratim “urgjent” për t’i shitur aleatit të tij Izraelit, 13,981 predha 120 mm për të pajisur tanket Merkava të përfshirë në ofensivën në territorin palestinez.

“Sekretari i Shtetit, Antony Blinken përcaktoi dhe i shpjegoi në detaje Kongresit se ekziston një urgjencë për t’i shitur menjëherë këto pajisje qeverisë izraelite, pa rishikimin parlamentar të kërkuar nga legjislacioni për kontrollin e eksportit të armëve,” tha Departamenti i Shtetit.

Në anën tjetër, kryeministri izraelitet, Benjamin Netanyahu është zotuar se do të vazhdojnë luftën drejt shkatërrimit të Hamasit.

E nga Rripi i Gazës, po vazhdojnë të zhvillohen beteja të ashpra mes militantëve të Hamasit dhe ushtrisë izraelite, e cila vazhdimisht po sulmon si nga toka ashtu dhe nga ajri.

Bilanci i përgjakshëm në Gaza/ Media izraelite: Mbi 5000 ushtarë janë plagosur nga fillimi i përplasjeve

Më shumë se 5.000 ushtarë izraelitë janë plagosur në Gaza që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor, me më shumë se 2.000 të njohur zyrtarisht nga Ministria e Mbrojtjes si invalidë, zbuloi një gazetë izraelite të shtunën, duke shtuar se më shumë se 58 për qind e të plagosurve kanë pësuar dëmtime serioze në duart dhe këmbët e tyre, duke bërë të nevojshme edhe amputime.

“Më shumë se 5.000 ushtarë të plagosur kanë mbërritur në spitalet në Izrael”, raportoi e përditshmja Yedioth Ahronoth.

“Më shumë se 2.000 janë njohur zyrtarisht nga Ministria e Mbrojtjes si invalidë”, shtoi e përditshmja.

“Nuk kemi përjetuar kurrë diçka të tillë. Më shumë se 58 për qind e të plagosurve që marrim kanë lëndime serioze në duart dhe këmbët e tyre, duke përfshirë amputime”, tha për gazetën Limor Luria, zëvendësdrejtoreshë e përgjithshme dhe shefe e Departamentit të Rehabilitimit të Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit.

“Rreth 12 për qind e lëndimeve janë të brendshme që përbëhen nga dëmtimi i shpretkës, veshkave dhe këputja e organeve të brendshme”, tha Luria.

“Rreth 7 për qind vuajnë nga shqetësime psikologjike, një numër që ne e dimë se do të rritet ndjeshëm”, tha zyrtarja.

Ushtria izraelite ka thënë se të paktën 420 ushtarë janë vrarë që nga shpërthimi i konfliktit të Gazës më 7 tetor.

Izraeli rifilloi ofensivën e tij ushtarake kundër Rripit të Gazës më 1 dhjetor pas përfundimit të pauzës humanitare njëjavore me grupin palestinez Hamas.

Të paktën 17.487 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 46.480 të tjerë janë plagosur në sulmet intensive ajrore dhe tokësore në enklavë që nga 7 tetori pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi.

Sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë është 1.200.

Vazhdojnë përleshjet e ashpra mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite në disa pjesë të Gazës

Përleshjet mes ushtrisë izraelite dhe Hamasit kanë vazhduar në disa pjesë të Rripit të Gazës.

Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Al-Qassam, tha të shtunën se luftëtarët e tij ishin “të përfshirë në beteja të ashpra nga distanca zero me forcat pushtuese në perëndim të kampit Jabalia”, në veri të Gazës. Ai pretendoi gjithashtu se përleshjet ndodhën në Zaytoun, i cili është gjithashtu në veri të Gazës.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se Batalioni 931 mori informacione për militantët e Hamasit që pushtuan ndërtesat në zonë.

“Rrjedhimisht, trupat filluan një sulm të synuar në ato struktura”, tha IDF-ja, raporton CNN.

Ushtria izraelite tha se Divizioni 98 vazhdoi të luftonte Hamasin në Khan Younis në jug, i mbështetur nga forcat ajrore. IDF-ja tregoi se një pajisje shpërthyese u shpërthye pranë një xhamie ndërsa trupat e Batalionit të 12-të të Këmbësorisë Golani kryen një bastisje.

Forca izraelite gjithashtu raportoi operacione të shumta nga njësi të tjera në Gazën jugore, duke përfshirë një sulm në një dhomë komandimi të Hamasit dhe boshte tunelesh.

Franca thotë se anija detare në Detin e Kuq kapi 2 dronë të nisur nga porti i mbajtur nga Houthi

Nga: A.Sh

Marina franceze thotë se fregata Languedoc në Detin e Kuq rrëzoi dy dronë të shtunën mbrëma që po vinin “drejt tij” nga një qytet port i Jemenit të mbajtur nga rebelët Houthi.

Deklarata nuk thotë nëse marina franceze vlerëson se fregata e saj ishte objektivi i dronëve.

Lufta e Gazës mund të zgjasë deri në dy muaj të tjerë!

Nga: A.Sh

Zyrtarët izraelitë i kanë thënë Autoritetit të Transmetimit të Izraelit se lufta në Gaza mund të zgjasë deri në dy muaj të tjerë.

Nuk do të ketë një armëpushim në fund të kësaj periudhe, thanë burimet, por vëreni aktivitetet e forcave izraelite që do të mbeten në rrip.

Gjatë gjithë kësaj periudhe do të ketë përpjekje për të promovuar marrëveshje shtesë për lirimin e robërve të mbetur, shtuan ata.

Palestinezët e zhvendosur në Gazën jugore që jetojnë në rrugë

Nga: A.Sh

Al-Mawasi, një rrip i ngushtë toke pranë Mesdheut, është caktuar një "zonë humanitare" nga Izraeli.

Por shtëpia e dhjetëra mijëra palestinezëve të zhvendosur, që jetojnë në tenda në një zonë vetëm rreth 1 km (0.6 milje) të gjerë dhe 14 km (8.7 milje) të gjatë, al-Mawasi nuk është as i sigurt dhe as njerëzor.

“Ne kemi nevojë për një zgjidhje.

Nëse jeni duke pritur që ne të vdesim, me siguri - pas tre javësh njerëzit do të vdesin pa ushqim, pa ilaç, pa mjekim, pa asgjë, "tha Yaser Abu Asi, një palestinez i zhvendosur në al-Mawasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat