Kryeministri japonez shprehet shumë i shqetësuar për rifillimin e luftimeve në Gaza

Azia

Kryeministri japonez shprehet shumë i shqetësuar për rifillimin e luftimeve në Gaza

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 16:39
Kryeministri japonez Fumio Kishida

Kryeministri japonez Fumio Kishida i ka thënë homologut të tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan-it në një telefonatë se ai është “shumë i shqetësuar” për rifillimin e luftimeve në Gaza dhe zgjerimin e ofensivës tokësore të Izraelit në jug.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme Japoneze, Kishida i tha Nahyan-it se Japonia kishte ofruar ndihmë urgjente me vlerë 10 milionë dollarë (mbi 9 milionë euro) për ushqim, ujë dhe furnizime mjekësore dhe po punonte për një dërgesë shtesë prej 65 milionë dollarësh (mbi 60 milionë euro) ndihmë humanitare.

“Të dy liderët konfirmuan se do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve drejt përmirësimit të situatës humanitare dhe qetësimit të situatës, përfshirë edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, thuhet në deklaratë.

Në një votim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të premten, Japonia votoi në favor të një projekt-rezolute të paraqitur nga Emiratet e Bashkuara Arabe që kërkonte një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, por ajo nuk u miratua për shkak të vetos së ShBA-së, raporton Al Jazeera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat