IDF-ja izraelite furnizon ushtarët e vet në Gazë, u hedh me parashutë mbi 7 mijë litra ujë

Azia

IDF-ja izraelite furnizon ushtarët e vet në Gazë, u hedh me parashutë mbi 7 mijë litra ujë

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Izraeli ushtarëve të vet në Gaza u ka dërguar me parashuta shtatë tonelata ujë, kanë njoftuar nga IDF-ja duke publikuar edhe pamjet e këtij aksioni.

“Me parashuta i kemi pajisur me shtatë tonelata ujë ushtarët tanë në qytetin Khan Younis. Sistemi i furnizimit është një sistem operacional i avancuar që mundëson dërgimin e pajisjeve në forcat tokësore nëpërmjet parashutës dhe me përdorimin e navigimit preciz”, ka shkruar IDF-ja në Telegram.

“Ky është përdorimi i parë i tillë operacional i sistemit që nga Lufta e Dytë e Libanit. Ne përdorëm aeroplanin e ngarkesave Shimshon për dërgesë,” shton ai.

Në anën tjetër në Rripin e Gazës edhe sot kanë vazhduar luftimet e ashpra mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite.

E ministria palestineze e Shëndetësisë në Gazë, ka njoftuar se nga fillimi i kësaj lufte, nga sulmet izraelite janë vrarë 18.205 palestinezë. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat