Numri i gazetarëve te vdekur në Gaza shkon në 86

Azia

Numri i gazetarëve te vdekur në Gaza shkon në 86

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

Numri i gazetarëve dhe punonjësve të medias që janë vrarë që nga shtatë tetori tani është 86.

Kështu thonë nga Zyra për media e qeverisë së Gazës, shkruan Al Jazeera.

Kjo zyrë publikoi emrat e atyre që tha se ishin “vrarë” nga Izraeli në një përpjekje për të “raportuar të vërtetën”.

Mes të vrarëve janë 10 gazetare gra.

Ndryshe, luftimet kanë shkaktuar largimin e rreth 1.9 milion personave nga shtëpitë e tyre në Gazë, shumë prej të cilëve po përpiqen të gjejnë strehim në jug në objekte të mbipopulluara, në mes të paralajmërimeve për kushte të këqija sanitare dhe kërcënimit për një rritje të rasteve të sëmundjeve ngjitëse.

Zyra e OKB-së tha se dhjetëra mijëra njerëz kanë mbërritur në Rafah gjatë javës së kaluar.

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se rreth 18,000 vetë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë në sulmet ajrore dhe tokësore izraelite në shtatë javët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat