Tragjedi në Filipine/ Shpërthen zjarri në një fabrikë, 4 të vdekur dhe 6 të lënduar

Azia

Tragjedi në Filipine/ Shpërthen zjarri në një fabrikë, 4 të vdekur dhe 6 të lënduar

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 19:35
Foto ilustrim

Momente dramatike përjetuan punëtorët në një fabrikë që prodhonte fishekzjarre në provincën e Cebu në Filipine. 

Sipas informacioneve të para, në fabrikë ka shpërthyer një zjarr, si pasojë e të cilit deri më tani kanë humbur jetën katër persona dhe gjashtë janë lënduar.

Madje, mediat vendase pretendojnë se viktimat kanë qenë punëtorë, të cilët kanë mbetur të bllokuar në pallat dhe me gjasë kanë vdekur nga mbytja.

Zjarri në fabrikë ishte aq i fuqishëm sa u përhap, duke shkaktuar dëme dhe duke shkatërruar shtëpi. Autoriteteve zjarrfikëse të vendit iu deshën më shumë se një orë për të vënë zjarrin nën kontroll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat