Izraeli nuk ndalet, mbi 250 sulme në 24 orë, dhjetëra civilë të vrarë

Azia

Izraeli nuk ndalet, mbi 250 sulme në 24 orë, dhjetëra civilë të vrarë

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 12:43
Gaza

Ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet në Gaza gjatë natës. Forcat ushtarake izraelite shprehen se kanë kryer mbi 250 sulme në 24 orët e fundit.

Nga ana tjetër, Hamasi bëri me dije se si pasojë e sulmeve janë vrarë të paktën 50 civilë.

Izraeli mohon të ketë pasur objektiv civilët, duke deklaruar se janë goditur zona të terroristëve. Në një reagim u tha se është goditur rajoni Sajaiya, pranë qytetit të Gazës, një bastion i rëndësishëm i Hamasit.

Izraeli ndodhet përballë një sërë kritikash të shumë vendeve të botës që kërkojnë armëpushim dhe garantimin e sigurisë së civilëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat