Cohen: Izraeli do të vazhdojë luftën në Gaza me ose pa mbështetje ndërkombëtare

Azia

Cohen: Izraeli do të vazhdojë luftën në Gaza me ose pa mbështetje ndërkombëtare

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 15:14
Ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen

Ministri i Jashtëm izraelit, Eli Cohen tha se ushtria do të vazhdojë luftën e saj kundër Hamasit në Gaza me ose pa mbështetje ndërkombëtare.

Ai gjithashtu deklaroi se dakordimi për një armëpushim në Gaza në këtë fazë do të ishte një gabim.

“Një armëpushim në fazën aktuale është një dhuratë për organizatën terroriste Hamas dhe do ta lejojë atë të kthehet dhe të kërcënojë banorët e Izraelit”, u shpreh Cohen.

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi të martën se Izraeli rrezikon të humbasë mbështetjen ndërkombëtare, veçanërisht nga Bashkimi Evropian, për shkak të “bombardimeve pa dallim” të civilëve, raporton Al Jazeera.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, gjithashtu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të veprojë “në mënyrë efektive dhe agresive” për të mbrojtur korsitë globale të anijeve pasi lëvizja Houthi e mbështetur nga Irani në Jemen nisi një seri sulmesh të reja kundër anijeve të lidhura me Izraelin në Detin e Kuq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat