“Vritet një adoleshent nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor”

Azia

“Vritet një adoleshent nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor”

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 14:06
Gaza

Organizata bamirëse mjekësore “Mjekët pa Kufij” (MSF) ka thënë se një adoleshent është vrarë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor.

Bëhet e ditur se djali u vra në ambientet e spitalit Khalil Suleiman në Jenin, shkruan Sky News.

“Përpjekjet për të shpëtuar jetën e tij nga MSF dhe mjekët e Ministrisë së Shëndetësisë ishin të kota”, tha organizara në një postim në X, dikur Tëitter.

MSF pretendon se forcat izraelite po bllokonin dhe kontrollonin ambulancat dhe stafin mjekësor jashtë spitalit, derisa po transportonin pacientët e liruar në shtëpi sot.

“Spitalet supozohet të jenë hapësira të sigurta. Spitalet duhet të respektohen. Këto sulme duhet të ndalen”, thuhet tutje në postimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat