Dy anije mallrash në Detin e Kuq goditen nga raketa të hedhura prej Jemenit

Azia

Dy anije mallrash në Detin e Kuq goditen nga raketa të hedhura prej Jemenit

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 16:45
Anëtarët e rojës bregdetare të Jemenit duke patrulluar me një anije në Detin e Kuq, në afërsi të ngushticës strategjike Bab al-Mandab Strait, 12 dhjetor 2023.

Dy anije mallrash në Detin e Kuq janë sulmuar me raketa dhe dronë të shprehura nga Jemeni, thanë Shtetet e Bashkuara të premten.

Një anije u godit nga një dron, ndërsa një tjetër nga raketat, të dyja të lëshuara nga një pjesë e Jemenit që kontrollohet nga Huthi – lëvizja rebele e mbështetur nga Irani.

Ato u sulmuan në Bab El Mandab – një ngushticë e vogël e ujit e cila është jetike për tregtinë globale.

Ky ishte sulmi më i fundit ndaj anijeve të huaja në këtë zonë prej se nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Huthi – që e kapi pushtetin para nëntë vjetëve – është deklaruar si mbështetës i Hamasit dhe thotë se po i sulmon anijet që udhëtojnë drejt Izraelit.

“Ne jemi të vetëdijshëm se diçka që u lëshua nga një rajon i Jemenit i kontrolluar nga Huthi, e goditi një anije që u dëmtua, dhe u raportua për një zjarr”, tha një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve AFP të premten.

Më vonë të premten, një zyrtar amerikan i Mbrojtjes tha se një raketë balistike e goditi një anije tjetër në Bab El Mandab. Ajo shkaktoi zjarr dhe një shkatërrues i marinës amerikane u nis për ta shuar zjarrin, sipas tij./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat