Gaza: Sulme afër shkollës së UNRWA-s, vriten dhe plagosen disa palestinezë

Azia

Gaza: Sulme afër shkollës së UNRWA-s, vriten dhe plagosen disa palestinezë

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 08:01
Gaza

Disa palestinezë u vranë dhe të tjerë u plagosën të shtunën në mëngjes, si pasojë e një sulmi të Izraelit që synonte afërsinë e shkollës së UNRWA-s, e cila quhet al-Mazraa, ajo gjendet në Deir el-Balah në Rripin qendror të Gazës.

Sulmet ajrore izraelite gjithashtu shënjestruan një shtëpi në zonën al-Brahma në Rafah.

Edhe lagjet al-Shujayea, Tuffah dhe al-Daraj në qytetin e Gazës u goditën nga forcat izraelite.

Në Gazën jugore, forcat izraelite nisën sulme ajrore në al-Masry dhe zonën Sarhan në lagjen al-Manara në Khan Younis, raporton Al Jazeera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat