Irani ekzekuton 'spiunin' që punon për shërbimin e inteligjencës izraelite

Azia

Irani ekzekuton 'spiunin' që punon për shërbimin e inteligjencës izraelite

Nga: A.SH Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Një agjent i shërbimit inteligjent të Izraelit është ekzekutuar në Iran, raporton agjencia e lajmeve IRNA.

Ai tha se agjenti, i cili punonte për shërbimin Mossad, u vra në provincën juglindore Sistan-Baluchestan.

“Ky person ka komunikuar me shërbimet e huaja, përfshirë Mossad-in, duke mbledhur informacione të klasifikuara dhe me pjesëmarrjen me bashkëpunëtorët, ka ofruar dokumente për shërbimet e huaja, përfshirë Mossad-in”, tha agjencia iraniane e lajmeve.

IRNA nuk e përmendi emrin e personit.

Agjencia shtoi se spiuni i supozuar i kishte dorëzuar informacione të klasifikuara një "oficeri të Mosadit" me shpresën për të përhapur "propagandë për grupet dhe organizatat që kundërshtojnë Republikën Islamike".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat