Çfarë thonë hetimet e para rreth vrasjes së tre pengjeve nga ushtria izraelite?

Azia

Çfarë thonë hetimet e para rreth vrasjes së tre pengjeve nga ushtria izraelite?

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 15:14
Pengjet

Tre pengje izraelite të vrarë dje gabimisht nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) mbanin në duar flamuj të bardhë të improvizuar.

Zyrtari ushratak izraelit tha se një hetim fillestar mbi incidentin ka konstatuar se pengjet u qëlluan kundër rregullave.

Një ushtar izraelit pa pengjet – të cilët ose “ishin të braktisur ose të arratisur” – të dilnin pranë forcave në zonën Shejaiya të Gazës, tha ai.

“Të gjithë ishin pa këmisha dhe kishin një shkop me një leckë të bardhë. Ushtari u ndie i kërcënuar dhe për këtë arsye hapi zjarr në drejtim të tyre”, tha zyrtari, raporton skynews.

Dy prej pengjeve ndërrruan jetë në vendngjarje ndërsa i treti vdiq pasi ishte strehuar në një ndërtesë aty pranë dhe kërkoi ndihmë në gjihën hebrenje.

Ndryshe, pengjet u vranë qindra metra larg një ndërtese ku në mur kishte një mbishkrim ndihmë “SOS” ndërsa ushtria ka filluar tashmë hetime të thella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat