Indi, 9 të vdekur nga shpërthimi në fabrikën e eksplozivëve

Azia

Indi, 9 të vdekur nga shpërthimi në fabrikën e eksplozivëve

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 13:13
Indi

Nëntë persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në një shpërthim në një fabrikë të prodhimit të eksplozivëve në Indi. Pas shpërthimit, një turmë prej afro 200 personash, nga vendas dhe të afërm të punëtorëve të fabrikës, u mblodhën pranë fabrikës, duke kërkuar të shohin kufomat.

Policia më pas shpërndau turmën.

Vendasit dhe të afërmit e zemëruar bllokuan gjithashtu rrugën Amravati-Nagpur jashtë fabrikës.

Shkaku i shpërthimit ende nuk dihet.

Sipas një raporti të Times of India, punëtorët ishin në detyrë gjatë turnit të mëngjesit kur ndodhi shpërthimi. Një zyrtar i lartë i policisë tha se policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të kontrolluar situatën dhe për të nisur operacionet e shpëtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat