​Kina regjistron rritje vjetore në prodhimin e karburanteve fosile

Azia

​Kina regjistron rritje vjetore në prodhimin e karburanteve fosile

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Kina regjistroi një rritje nga viti në vit në prodhimin dhe importin e lëndëve djegëse fosile, duke përfshirë qymyrin, gazin natyror dhe naftën, në 11 muajt e parë të vitit 2023.

Sipas të dhënave të Byrosë Kombëtare të Statistikave, prodhimi i gazit natyror në vend gjatë periudhës janar-nëntor u rrit me 6%, nafta bruto me 1.8% dhe qymyri me 2.9% në vit.

Importet e qymyrit u rritën me 64.9% në të njëjtën kohë, ndërsa importet e naftës bruto dhe importet e gazit natyror u rritën përkatësisht me 12.1% dhe 8.5%.

Ekonomia e dytë më e madhe në botë prodhoi gjithashtu 4.24 miliardë ton qymyr gjatë së njëjtës periudhë 11-mujore, me importe qymyri prej 4.27 miliardë tonësh që tejkalojnë prodhimin e brendshëm.

Rritja u ndikua pjesërisht nga çmimet më të lira të importuara të qymyrit, pasi kompania shtetërore furnizuese e qymyrit ndaloi bojkotin e saj jozyrtar dy-vjeçar të importeve të qymyrit nga Australia në fillim të vitit.

Gjithashtu, Kina prodhoi 209.6 miliardë metra kub gaz natyror, ndërsa importet e gazit natyror arritën në 107.4 milionë tonë gjatë 11 muajve të parë të vitit. /AA/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat