Ushtria e Izraelit thotë se po heton vdekjet e palestinezëve në paraburgimin izraelit

Azia

Ushtria e Izraelit thotë se po heton vdekjet e palestinezëve në paraburgimin izraelit

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 21:15
Foto ilustrim

Ushtria izraelite tha se po heton vdekjen e të burgosurve palestinezë të cilët u arrestuan në operacionet ushtarake në të gjithë Rripin e Gazës.

Të paktën gjashtë palestinezë kanë vdekur në burgjet izraelite ose objektet e paraburgimit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) që nga fillimi i luftës, raportoi gazeta izraelite Haaretz.

Ajo tha se disa palestinezë kishin vdekur pasi u mbajtën në bazën Sde Teiman pranë qytetit Be’er Sheva, në jug të Izraelit.

Gjithashtu thuhet se qindra palestinezë janë mbajtur për javë të tëra në objekt, ku të burgosurve i janë lidhur sytë dhe i janë vendosur pranga gjatë pjesës më të madhe të ditës.

Amnesty International ka thënë se të burgosurit palestinezë të mbajtur nga forcat izraelite kanë ndarë dëshmi të torturës dhe keqtrajtimit, duke përfshirë rrahje të rënda dhe poshtërime, raporton The Guardian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat