Netanyahu po mendon një emër të ri për luftën në Gaza, ky aktuali më nuk po i pëlqen

Azia

Netanyahu po mendon një emër të ri për luftën në Gaza, ky aktuali më nuk po i pëlqen

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 22:48
Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thuhet se dëshiron të ndryshojë emrin e ofensivës brutale të Izraelit në Gaza, me shumë gjasa në “Genesis War”.

Ai u tha ministrave se emri “Shpata e Hekurt” është më i përshtatshëm për një operacion afatshkurtër sesa një luftë, njoftoi transmetuesi publik izraelit Khan. Edhe ministrat ndajnë mendimin se duhet ndryshuar emri.

Emrat alternative përfshijnë “Lufta e Gazës”, “Lufta e Zanafillës” dhe “Lufta Simchat Tora”.

Si “Zanafilla” dhe “Tora Simchat” kanë kuptim të rëndësishëm fetar. Zanafilla është emri i librit të parë të Biblës Hebraike dhe Dhiatës së Vjetër të Krishterë. Ai flet për krijimin e botës dhe origjinën e popullit hebre.

Simhat Tora është një festë që shënon fundin e ciklit të leximit të Torës, librit të shenjtë hebre.

Netanyahu së fundmi bëri një deklaratë të fortë përmes rrjeteve sociale se lufta kundër Hamasit dhe sulmet në Rripin e Gazës nuk do të përfundojë pavarësisht presionit ndërkombëtar.

Ndryshe, më shumë se 19 mijë palestinezë janë vrarë që nga 7 tetori ndërsa mbi 1200 në radhët e izraelitëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat