ISW: Izraeli në fazat e fundit të operacioneve në veri të Gazës

Azia

ISW: Izraeli në fazat e fundit të operacioneve në veri të Gazës

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 17:34
Gaua

Izraeli duket se është “në fazat e fundit” të operacionit në Gazën veriore, ka njoftuar Instituti amerikan për Studimin e Luftës.

Grupi i ekspertëve me bazë në SHBA, citoi raportimet që sugjeronin se brigada veriore e Hamasit ishte degraduar gati tërësisht dhe se një mori luftëtarësh ishin dorëzuar javëve të fundit.

“IDF raportoi më 19 dhjetor se “çmontoi” plotësisht tre batalionet e Hamasit që vepronin në Jabalia”, pohoi ISW, raporton skynews.

“Rreth 500 luftëtarë të dyshuar palestinezë u dorëzuan te forcat izraelite në kampin e refugjatëve Jabalia, disa prej të cilëve i përkasin Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez”, shtuan ata.

Ushtria izraelite nisi operacionet e para në Jabalia në mes të muajit nëntor dhe që atëherë ka ofruar rregullisht përditësime rreth betejave.

Ndryshe, gjatë pauzës së parë humanitare, e cila zgjati një javë, u liruan dhjetëra pengje izraelite dhe të burgosur palestinezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat