Mbi 20,000 të vdekur në Gaza, Izraeli urdhëron evakuimin e civilëve

Azia

Mbi 20,000 të vdekur në Gaza, Izraeli urdhëron evakuimin e civilëve

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 07:33
Izraeli

Ushtria izraelite urdhëroi të mërkurën evakuimin urgjent të civilëve nga një zonë e Khan Yunis, qyteti më i madh në pjesën jugore të Rripit të Gazës, ku janë strehuar më shumë se 140 mijë persona të zhvendosur brenda vendit, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

Megjithatë, nuk ka energji elektrike në Rripin e Gazës. Izraeli e ka ndërprerë furnizimin dhe shumë banorë kanë vetëm radio dhe çfarë mbajnë të tjerët për të qenë të informuar. Ushtria izraelite tha të hënën se po intensifikonte operacionet e saj në Khan Younis.

Ministria e Shëndetësisë e Hamasit tha dje se 20,000 njerëz në enklavën palestineze janë vrarë që nga nisja e operacioneve ushtarake izraelite, duke përfshirë të paktën 8,000 fëmijë dhe 6,200 gra.

Përpjekjet diplomatike vazhdojnë në fronte të ndryshme për të arritur një armëpushim të dytë dhe për të shpërndarë ndihma humanitare në Rripin e Gazës. Nga njëra anë, Hamasi po bisedon me Egjiptin. Udhëheqësi i lëvizjes islamike palestineze, Ismail Haniya, ishte dje në Kajro për të diskutuar një armëpushim njëjavor në këmbim të lirimit nga Hamasi të 40 të burgosurve izraelitë, grave, fëmijëve dhe burrave.

Nga ana tjetër, Izraeli është në dialog me Katarin dhe SHBA-në, duke theksuar lirimin e sa më shumë pengjeve. Megjithatë, qëndrimet e palëve duket se janë ende shumë larg njëra-tjetrës.

Hamasi kërkon përfundimin e plotë të sulmeve, gjë që e cilëson si kusht të domosdoshëm për të diskutuar edhe për fatin e pengjeve. Izraeli thotë se është i hapur ndaj idesë për një armëpushim të ri, por përjashton një armëpushim më të gjatë, duke këmbëngulur se do të vazhdojë luftën deri në “eliminimin” e Hamasit, në pushtet në Rripin e Gazës që nga viti 2007, një lëvizje që autoritetet izraelite, SHBA dhe BE e etiketojnë atë një organizatë “terroriste”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat